![]()
|
I nderuar bashkëqytetar, Nëse
keni marrëdhënie të rregullta ose konflikte me administratën
shtetërore për çështje të tilla si;
Informacioni i mëposhtëm do t'u njohë me të drejtat
që ju gëzoni ndaj administratës publike gjatë
procedurave administrative. A e dije që organet e administratës shtetërore janë të detyruara nga Ligja të të njoftojnë për çdo vendim të tyre që ka lidhje me ty? Qytetarët kanë të drejtë të njoftohen për çdo akt administrativ i cili vendos lidhur me pretendimet e tyre; cakton detyrime ndëshkime për ta; vendos për krijimin ose për kufijtë e interesave të tyre, me përjashtim të rasteve kur qytetari ka marrë pjesë personalisht gjatë procedimit administrativ ose vendimi i është komunikuar gojarisht. Administrata është e detyruar të bëjë njoftimin brenda 8 ditëve nga data e nesërme e marrjes së vendimit ose marrjes pjesë në procedimin administrativ, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon një afat të ndryshëm nga ky. Njoftimi
bëhet me anë të: Njoftimi
duhet të përmbajë; A e dije që Ligja të njeh të drejtën të informohesh për punët e administratës (qoftë edhe pa pasur një interes personal) dhe se për këtë mjafton të bësh një kërkesë me shkrim? Administrata është e hapur për informacionet e kërkuara nga qytetarët. Qytetarët kanë të drejtë të informohen për dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve të administratës shtetërore, dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore pa qenë të detyruar të tregojnë motivin e kësaj kërkese. Nëse informacioni i kërkuar për një dokument zyrtar kufizohet me ligj apo përbën sekret shtetëror, organi kompetent është i detyruar të bëjë një deklaratë me shkrim në të cilën të tregohen arsyet e mosdhënies së informacionit dhe rregullat në bazë të të cilave qytetari mund ta kërkojë këtë informacion. Më konkretisht, qytetari ka të drejtën të informohet për: 1. procedura administrative në të cilat ka një interes të drejtpërdrejtë; Brenda
10 ditëve nga dita e regjistrimit të kërkesës
me shkrim, administrata duhet të informojë qytetarin për
gjendjen e procedimit administrativ në të cilin ai ka një
interes të drejtëpërdrejtë, organin administrativ
kompetent si dhe vendimet e marra prej tij dhe çdo informacion
tjetër. Këto të dhëna mund të merren edhe
nga ata qytetarë të cilët megjithëse nuk kanë
një interes të drejtpërdrejtë, bëjnë
një kërkesë me shkrim dhe vërtetoinë me anë
të dokumenteve interesin e tyre të ligjshëm lidhur
me procedimin administrativ. Gjithashtu, qytetari gëzon edhe të drejtat e mëposhtme (përvec rasteve të parashikuara në ligj si dhe kur informacioni i kërkuar përbën sekret shtetëror):
Çdo
qytetar ka të drejtë që pavarësisht nga procedimet
administrative të njihet me dosjet ose regjistrat
e administratës siç rregullohet me ligj të vecantë. A e dije që Ligja të njeh të drejtën të kërkosh përjashtimin nga vendimmarrja të punonjësve të administratës kur ke dyshime për paanësinë dhe ndershmërinë e këtyre të fundit? Administrata Publike detyrohet nga ligji që në ushtrimin e funksioneve të saj të udhëhiqet nga ndershmëria dhe paanshmëria. Në funksion të kësaj qytetarit i garantohet e drejta për të kërkuar përjashtimin nga vendimmarrja të punonjësve të administratës në rastet kur
Në
rastet e parashikuara në ligj, kur kompromentohet paanshmëria
e nëpunësit ai është i detyruar të bëjë
deklarimin përkatës. Nga ana tjetër, edhe vetë
qytetari mund të kërkojë skualifikimin e punonjësit,
me anë të një kërkese me shkrim ku të jenë
shpjeguar faktet që e motivojnë kërkesën. Eprori
ose drejtuesi i organit kolegjial
(kur përjashtimi kërkohet për një anëtar
të organit kolegjial),
brenda 5 ditësh marrin vendim për përjashtimin ose
jo të nëpunësit nga procedimi
administrativ.
Çdokush ka të drejtë ti drejtohet autoriteteve administrative nëpërmjet një kërkese apo ankese me shkrim. Ky vërtetim duhet të tregojë faktin e marrjes së letrës nga punonjësi i administratës si dhe listën e dokumenteve që i janë bashkëngjitur. Për më tepër zyrat e administratës shtetërore janë të detyruara të hapin një regjistër ku të regjistrojnë të gjitha letrat e ardhura nga publiku dhe ku të shënojnë datën e paraqitjes së kërkesës, objektin e saj, numrin e dokumenteve që i bashkangjiten dhe emrin e kërkuesit (nenet 72 dhe 73 - Kodi i Procedurave Administrative). A e dije se të gjitha aktet, vendimet, kontratat e administratës që të drejtohen ty duhet patjetër të tregojnë qëllimin e tyre dhe të jenë të arsyetuara qartë? Më
konkretisht aktet administrative që të drejtohen duhet të
përmbajnë:
Edhe në rastet kur ligji nuk e ka parashikuar shprehimisht, akti duhet patjetër të përmbajë arsyet në rastet kur nëpërmjet aktit mohohen, shuhen ose kufizohen apo preken në ndonjë mënyrë tjetër të drejta dhe interesa të ligjshme. Po kështu akti duhet patjetër të jetë i arsyetuar kur nëpërmjet tij vendosen mbi qytetarët detyrime ose ndëshkime; merret vendim në lidhje me kërkesat për shqyrtim ose apelim; vendoset kundër pretendimeve të palëve të interesuara ose në kundërshtim me një informacion apo propozim zyrtar; vendoset në ndryshim nga praktika e ndjekur për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme; revokohet; shfuqizohet ose modifikohet një akt të mëparshëm. Aktet që dalin për zbatimin e akteve të tjera, siç janë ato për ratifikimin e vendimeve të bordeve, jurive apo komisoneve të ngritura nga administrata, ose urdhrat e eprorëve që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të administratës nuk arsyetohen. Arsyetimi i të dhënave duhet të jetë i qartë dhe jo kontradiktor në rast të kundërt akti në tërësinë e tij mund të quhet i pavlefshëm. Në çdo rast arsyetimi i aktit administrativ duhet të përfshijë shpjegimin e bazës ligjore dhe fakteve të aktit. Kur përpara nxjerrjes së aktit janë dhënë informacione ose janë bërë propozime që japin arsyetime për aktin, pranimi i tyre në momentin e nxjerrjes së vendimit përfundimtar do të shërbejë si arsyetim. Në këtë rast informacioni konsiderohet pjesë përbërëse të aktit. Akti
verbal që pritet të apelohet,
arsyetohet me shkrim dhe iu komunikohet palëve brenda 10 ditëve,
me postë rekomande ose dorazi.
Qytetarët kanë të drejtë të ankohen kundër një akti administrativ ose kundër refuzimit të nxjerrjes së tij. E drejta e ankimit mund të ushtrohet me anë të njëkërkese joformale e cila zakonisht merr formën e një shkrese që përmban të dhënat e mëposhtme:
Kjo kërkesë nuk ka asnjë efekt për pezullimin e fuqisë së aktit adiminstrativ, dhe të veprimit të afateve të tij. Qytetari nuk është i detyruar të presë ndonjë afat për paraqitjen e kërkesës joformale. Ai ka të drejtë që brenda 1 muaji të marrë një përgjigje të arsyetuar lidhur me kërkesën joformale. E drejta e ankimit gjithashtu mund të ushtrohet me anë të një ankimi administrativ (formal). Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e aktit administrativ, brenda 1 muaji nga dita kur ankuesi ka marrë njoftim për nxjerrjen ose mosnxjerrjen e aktit. Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me përjashtim të rasteve kur ai ka një rëndësi të veçantë sepse është i lidhur me veprimtari themelore shtetërore siç janë: mbledhja e taksave e tatimeve dhe të ardhurave të tjera buxhetore; masa policore; urdhërimi me ligj i ndalimit të pezullimit; interesa të rendit publik, shendetit publik apo interesa të tjera publike. Për secilin prej këtyre rasteve qytetari ka të drejtë të informohet për shkaqet e mospezullimit. Ankimi administrativ duhet të përmbajë: emrin dhe adresën e ankimuesit; aktin administrativ të nxjerrë apo të refuzuar; shkaqet e ankimit; çdo dokument tjetër që vlerësohet si i rëndësishëm nga ankuesi. Organi kompetent për shqyrtimin e ankimit administrativ është:
Organi epror e transferon dosjen përkatëse tek organi që ka nxjerrë/ refuzuar të nxjerrë aktin së bashku me udhëzimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes. Organi i ngarkuar për shqyrtimin e aktit administrativ mund të pranojë kërkesën e ankimit dhe sipas rastit të vendosë:
Gjithashtu organi kompetent mund të vendosë për mospranimin e kërkesës në rastet kur bëhet për akte të cilat për nga natyra janë të paankimueshme; kur afatet kohore për ankimin kanë përfunduar; kur organi gjykon që në pamje të parë se akti administrativ është i vlefshëm. Cdo
qytetar i tretë, interesat e të cilit cënohen në
mënyrë të drejtpërdrejtë nga shfuqizimi,
revokimi
ose modifikimi i aktit administrativ
që ankimohet, ka të drejtë të njoftohet për
procedimin administrativ
dhe të marrë pjesë në të duke parashtruar
pretendimet e tij. GLOSSARY Procedimi Administrativ : Me procedim administratim do të kuptohet tërësia e veprimeve që nga depozitimi i kërkesës individuale deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga administrata. Akti administrativ : Akti administrativ është shprehje formale e vullnetit shtetëror për rregullimin e një marrëdhënieje të caktuar juridike. Sekret Shtetëror : Me sekret shtetëror do të kuptohet çdo dokument administrativ i cili klasifikohet si sekret nga titullari i institucionit të administratës publike me qëllim. Aplikim : Eshtë kërkesa individuale për kërkimin e një shërbimi nga ana e administratës publike. Peticion : Eshtë kërkesa kolektive për kërkimin e një shërbimi nga ana e administratës publike. Apelim : Eshtë ankimi përpara një instance më të lartë për vendimin e një instance më të ulët të administratës publike. Organ kolegjial : Eshtë ai organ i administratës publike i cili përbëhët nga më shumë se një anatër dhe vendimet e të cilit merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Revokim : Eshtë tërheqja nga ana e organit administrativ të nëj akti të nxjerrë prej atij vetë në një kohë të mëparshme. Akti (administrativ) verbal : Eshtë një komunikim gojor i vullnetit shtetëror. |
[Previous] [Contents] [Next]