{"id":3278,"date":"2022-02-17T21:26:44","date_gmt":"2022-02-17T21:26:44","guid":{"rendered":"http:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/?page_id=3278"},"modified":"2022-02-17T21:26:44","modified_gmt":"2022-02-17T21:26:44","slug":"rezultati-2-1-2","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/qellimi-i-politikes-2\/objektivi-specifik-2-1\/rezultati-2-1-2\/","title":{"rendered":"Rezultati 2.1.2"},"content":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column hide_bg_image_on_tablet=&#8221;&#8221; hide_bg_image_on_mobile=&#8221;&#8221; icons_position=&#8221;left&#8221; css=&#8221;.vc_custom_1509966252982{margin-top: -0.4rem !important;}&#8221;][vc_column_text]<\/p>\n<h2><a name=\"_Toc77083928\"><\/a><a name=\"_Toc77151005\"><\/a><strong>Rezultati 2.1.2<\/strong><\/h2>\n<p>\u201c<em>D<\/em><em>ispozitat ligjore ne\u0308 lidhje me sistemin gjyqe\u0308sor te\u0308 ndryshuara pe\u0308r te\u0308 lejuar organizimin kompetent, transparent dhe efikas te\u0308 proceseve gjyqe\u0308sore dhe pe\u0308r te\u0308 te\u0308rhequr staf te\u0308 mjaftueshe\u0308m dhe te\u0308 kualifikuar. Pe\u0308rfshirja e legjislacionit specifik pe\u0308r te\u0308 siguruar transparence\u0308n dhe efikasitetin e proceseve qe\u0308 ndiqen nga administrata gjyqe\u0308sore, menaxhimin efikas te\u0308 performance\u0308s cile\u0308sore te\u0308 stafit te\u0308 administrate\u0308s gjyqe\u0308sore dhe zote\u0308rimi i financimit te\u0308 mjaftueshe\u0308m pe\u0308r c\u0327do mbulim kos<\/em><em>tosh<\/em><em>\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Ky rezultat synon p\u00ebrforcimin e kapaciteteve t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb aspektin institucional. Edhe nga m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb shkruar Rezultati, arrihen t\u00eb identifikohen dy q\u00ebllime kryesore dhe komplementare q\u00eb synohen prej tij: s\u00eb pari, duhet t\u00eb analizohen, rishikohen dhe ndryshohen ligjet q\u00eb lidhen me funksionimin e gjyq\u00ebsorit, dhe s\u00eb dyti, duhet t\u00eb nxiten mekanizmat e duhur ligjor\u00eb dhe n\u00ebnligjor\u00eb e institucional\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb rregullimit dhe menaxhimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kontrollin e cil\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji baz\u00eb q\u00eb rregullon organizimin dhe funksionimin e sistemit t\u00eb gjykatave n\u00eb Shqip\u00ebri, organizimin e tyre t\u00eb brendsh\u00ebm, funksionimin e administrat\u00ebs s\u00eb gjykatave dhe statusin e n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb gjyq\u00ebsor\u00eb\u00ebsht\u00ebligji nr. 98\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, edhe ligje t\u00eb tjera parashikojn\u00eb dispozita komplementare q\u00eb lidhen me specifika t\u00eb institucionit q\u00eb k\u00ebto ligje rregullojn\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull, ligji 95\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d parashikon dispozit\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar (neni 44 dhe 45 i ligjit). Gjithashtu, ligji 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d parashikon detyrim p\u00ebr kancelarin e gjykat\u00ebs (n\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb civil gjyq\u00ebsor) p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb po ushtron kontroll ndaj nj\u00eb magjistrati t\u00eb caktuar n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb, kushtet e nevojshme p\u00ebr ushtrimin e detyrave (neni 91 i ligjit). Nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrcaktimin e ecuris\u00eb s\u00eb funksionimit t\u00eb gjykatave ka edhe KLGj, e cila p\u00ebrmes akteve me fuqi t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe udh\u00ebzimeve t\u00eb saj, ka t\u00eb drejt\u00eb dhe detyrim t\u00eb normoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi gjykatat do t\u00eb duhet t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb caktuara, apo form\u00ebn e akteve q\u00eb ato do t\u00eb duhet t\u00eb nxjerrin dhe zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb, pasi ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtyre ligjeve, t\u00eb analizohen dispozitat q\u00eb parashikojn\u00eb k\u00ebto ligje se sa p\u00ebrputhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, sa n\u00eb harmoni jan\u00eb dhe se sa jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb, duke u p\u00ebrdorur nga organe t\u00eb ndryshme, t\u00eb japin produktin e d\u00ebshiruar n\u00eb praktik\u00eb. \u00cbsht\u00eb po ashtu shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, institucionet e ngarkuara t\u00eb p\u00ebrgatisin baz\u00ebn n\u00ebnligjore dhe t\u00eb sigurojn\u00eb procesin e llogaridh\u00ebnies p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb gjyq\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbushja e k\u00ebtij rezulati, sipas planit t\u00eb masave, do t\u00eb realizohet n\u00eb dy pjes\u00eb, analiza e ligjit dhe akteve do t\u00eb b\u00ebhet brenda vitit 2021 dhe p\u00ebrgatitja e ndryshimeve ose akteve t\u00eb reja brenda vitit 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb b\u00ebhet analiza e plot\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsore e akteve t\u00eb prodhuara, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa ato kan\u00eb qen\u00eb efikase dhe kan\u00eb arritur t\u00eb forcojn\u00eb transparenc\u00ebn dhe efikasitetin e gjykatave, si dhe n\u00ebse administrata gjyq\u00ebsore ka arritur t\u00eb rris\u00eb nivelin e performanc\u00ebs s\u00eb saj n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimit\/p\u00ebrmbushjen e detyrave.<\/p>\n<p>Kjo ndarje n\u00eb koh\u00eb nuk duket t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb realiste p\u00ebr shkak se pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb realizimin e k\u00ebtij rezultati do t\u00eb duhet t\u2019a mbajn\u00eb plot\u00ebsimi i kuadrit n\u00ebnligjor dhe rregullimi i kuadrit ligjor ekzistues, n\u00eb rast se vihen re pengesa q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb mir\u00ebadministrimin e gjykatave. Duke pasur parasysh ritmet me t\u00eb cilat ka vepruar KLGj n\u00eb nxjerrjen e udh\u00ebzimeve p\u00ebr gjykatat<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\"><sup>[1]<\/sup><\/a> dhe gjithashtu, ndryshimet e fundit t\u00eb ligjeve q\u00eb hyn n\u00eb fuqi n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021 q\u00eb prekin edhe c\u00ebshtje t\u00eb karakterit strukturor t\u00eb gjykatave, p\u00ebr shembull vendosja e figur\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebsit n\u00eb gjykatat e rretheve gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur q\u00eb t\u00eb krijohet gjith\u00eb kuadri mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr. Gjithashtu, n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij rezultati duhet par\u00eb edhe krijimi i hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore. \u00cbsht\u00eb iluzive t\u00eb pretendohet se ende pa pasur t\u00eb qart\u00eb shp\u00ebrndarjen e gjykatave, do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen politika dhe rregulla t\u00eb p\u00ebrgjithshme e afatgjata me ndikim real n\u00eb c\u00ebshtjet e administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe eficenc\u00ebs s\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb\u00a0 dallohet qart\u00eb si mang\u00ebsi n\u00eb planin e masave q\u00eb p\u00ebrmbushin k\u00ebt\u00eb rezultat \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb mas\u00eb nuk parashikon rishikimin e legjislacionitbaz\u00eb, ashtu sic e k\u00ebrkon Rezultati dhe Objektivi Specifik t\u00eb sip\u00ebranalizuar. T\u00eb gjitha masat e parashikuara i referohen analiz\u00ebs, ndryshimeve dhe plot\u00ebsimit vet\u00ebm t\u00eb legjislacionit sekondar. Pra, k\u00ebto masa nuk arrijn\u00eb dot t\u2019a plot\u00ebsojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht rezultatin.N\u00ebse marrim vet\u00ebm nj\u00eb shembull, plot\u00ebsimin me staf t\u00eb kualifikuar t\u00ebgjyq\u00ebsorit, k\u00ebrkes\u00eb e k\u00ebtij rezultati, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb pranosh se p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb mjaftojn\u00eb vet\u00ebm ndryshime dhe plot\u00ebsime t\u00eb akteve n\u00ebnligjore, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kriteret p\u00ebr pozicionet e pun\u00ebs, trajtimi financiar, etj., jan\u00eb pjes\u00eb e ligjeve baz\u00eb.\u00cbsht\u00eb me vend t\u00eb p\u00ebrmendet rasti i ndihm\u00ebsve ligjor\u00eb, vendet vakante p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk po arrihet dot t\u00eb plot\u00ebsohen, p\u00ebr arsye q\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti lidhen me ligjin, me m\u00ebnyr\u00ebn sesi ai e ka rregulluar k\u00ebt\u00eb kategori, duke mos e diferencuar ndjesh\u00ebm n\u00eb hyrjen n\u00eb sistem nga magjistrat\u00ebt, por duke e diferencuar thelb\u00ebsisht n\u00eb trajtimin q\u00eb i b\u00ebhet atij n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Konkluzion<\/em><\/strong><em>: Rezultati <\/em><em>\u00eb<\/em><em>sht<\/em><em>\u00eb<\/em><em> n<\/em><em>\u00eb<\/em><em> p<\/em><em>\u00eb<\/em><em>rputhje me Objektivin Specifik 2.1 dhe Politik<\/em><em>\u00eb<\/em><em>n 2, por ai nuk <\/em><em>\u00eb<\/em><em>sht<\/em><em>\u00eb<\/em><em> realist p<\/em><em>\u00eb<\/em><em>r shkak t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> koh<\/em><em>\u00eb<\/em><em>s s<\/em><em>\u00eb<\/em><em> shkurt<\/em><em>\u00eb<\/em><em>r q<\/em><em>\u00eb<\/em><em> i <\/em><em>\u00eb<\/em><em>sht<\/em><em>\u00eb<\/em><em> l<\/em><em>\u00eb<\/em><em>n<\/em><em>\u00eb<\/em><em> n<\/em><em>\u00eb<\/em><em> dispozicion organeve t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> plot<\/em><em>\u00eb<\/em><em>sojn<\/em><em>\u00eb<\/em><em> kuadrin e tyre n<\/em><em>\u00eb<\/em><em>nligjor, p<\/em><em>\u00eb<\/em><em>r shkak t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> mosmarrjes n<\/em><em>\u00eb<\/em><em> konsiderat<\/em><em>\u00eb<\/em><em> t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> koh<\/em><em>\u00eb<\/em><em>s s<\/em><em>\u00eb<\/em><em> nevojshme q<\/em><em>\u00eb<\/em><em> do t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> duhet p<\/em><em>\u00eb<\/em><em>r t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> prodhuar ndryshimet e b<\/em><em>\u00eb<\/em><em>ra rishtas dhe p<\/em><em>\u00eb<\/em><em>r shkak t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> mos-harmonizimit t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> k<\/em><em>\u00eb<\/em><em>tyre afateve me zgjidhjen e c<\/em><em>\u00eb<\/em><em>shtjes s<\/em><em>\u00eb<\/em><em> hart<\/em><em>\u00eb<\/em><em>s s<\/em><em>\u00eb<\/em><em> re gjyq<\/em><em>\u00eb<\/em><em>sore, e cila <\/em><em>\u00eb<\/em><em>sht<\/em><em>\u00eb<\/em><em> kyce n<\/em><em>\u00eb<\/em><em> mir<\/em><em>\u00eb<\/em><em>administrimin dhe eficenc<\/em><em>\u00eb<\/em><em>n e gjykatave.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a>Vendim i KLGj, nr. 78, dat\u00eb 30.05.2019 \u201cP\u00ebr kalendarin e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit\u201d; Vendim i KLGj nr. 47, dat\u00eb 11.02.2021 \u201cP\u00ebr miratimin e \u201cUdh\u00ebzuesi \u201cP\u00ebr mbajtjen dhe plot\u00ebsimin e tabelave me t\u00eb dh\u00ebna statistikore p\u00ebr efekt t\u00eb matjes dhe monitorimit t\u00eb produktivitetit dhe efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb gjykatave\u201d.[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column icons_position=&#8221;left&#8221;][vc_separator][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column hide_bg_image_on_tablet=&#8221;&#8221; hide_bg_image_on_mobile=&#8221;&#8221; icons_position=&#8221;left&#8221; css=&#8221;.vc_custom_1509966252982{margin-top: -0.4rem !important;}&#8221;][vc_column_text] Rezultati 2.1.2 \u201cDispozitat ligjore ne\u0308 lidhje me sistemin gjyqe\u0308sor te\u0308 ndryshuara pe\u0308r te\u0308 lejuar organizimin kompetent, transparent dhe efikas te\u0308 proceseve gjyqe\u0308sore dhe pe\u0308r te\u0308 te\u0308rhequr staf te\u0308 mjaftueshe\u0308m dhe te\u0308 kualifikuar. Pe\u0308rfshirja e legjislacionit specifik pe\u0308r te\u0308 siguruar transparence\u0308n dhe efikasitetin e proceseve qe\u0308 ndiqen nga administrata gjyqe\u0308sore, menaxhimin efikas te\u0308 performance\u0308s&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"parent":3263,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-3278","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3278"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3279,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3278\/revisions\/3279"}],"up":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}