{"id":3390,"date":"2022-02-25T17:24:39","date_gmt":"2022-02-25T17:24:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/?page_id=3390"},"modified":"2022-02-25T17:24:39","modified_gmt":"2022-02-25T17:24:39","slug":"objektivi-specifik-4-1","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/qellimi-i-politikes-4\/objektivi-specifik-4-1\/","title":{"rendered":"Objektivi Specifik 4.1"},"content":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column hide_bg_image_on_tablet=&#8221;&#8221; hide_bg_image_on_mobile=&#8221;&#8221; icons_position=&#8221;left&#8221; css=&#8221;.vc_custom_1509966252982{margin-top: -0.4rem !important;}&#8221;][vc_column_text]<\/p>\n<h2><a name=\"_Toc77083928\"><\/a><a name=\"_Toc77151005\"><\/a><strong>Objektivi Specifik 4.1<\/strong><\/h2>\n<p><em>\u201cZhvillimi i plot\u00eb i sistemit t\u00eb integruar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb elektronike (e-drejt\u00ebsia) me identifikues t\u00eb unifikuar, i sistemeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, regjistrimit elektronik t\u00eb bazuar n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb treja fushat (penale, administrative, civile) dhe lidhjeve me regjistrat dhe bazat e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrkat\u00ebse komb\u00ebtare\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Objektivi Specifik 4.1 lidhet me zhvillimin e sektorit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb ku progresi mbetet ende n\u00eb faza fillestare. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb formuluar n\u00eb nj\u00eb fjali t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb krijon premisa p\u00ebr konfuzion dhe paqart\u00ebsi, kuptojm\u00eb se Objektivi orientohet n\u00eb disa drejtime: S\u00eb pari, n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve; s\u00eb dyti, n\u00eb regjistrimin elektronik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb tre fushat, si dhe lidhje mes regjistrave me baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave me q\u00ebllim zhvillimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb integruar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb elektronike. N\u00eb terma praktik\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb nd\u00ebrlidhje midis sistemeve (atij t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjyq\u00ebsor) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb identifikimi dhe k\u00ebrkimi i \u00e7\u00ebshtjeve (t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme) t\u00eb jet\u00eb i mundsh\u00ebm vet\u00ebm me \u2018nj\u00eb clik\u2019 dhe n\u00eb koh\u00eb reale. Kjo do t\u00eb sillte nj\u00eb sistem m\u00eb efikas dhe do t\u00eb shmangte koh\u00ebn dhe burokracit\u00eb n\u00eb komunikimin dhe nd\u00ebrveprimin mes institucioneve (Gjykata, KLGJ, Prokurori, KLP). Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ILD kjo do t\u00eb thot\u00eb akses i menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb integruar dhe informacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e dosjes p\u00ebrkat\u00ebse, duke\u00a0 shkurtuar koh\u00ebn e komunikimit zyrtar me gjykat\u00ebn\/prokurorin\u00eb, dhe duke e b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e ILD-s\u00eb m\u00eb efikase dhe efektive.<\/p>\n<p>Ky Objektiv \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Q\u00ebllimin e Politik\u00ebs 4 p\u00ebr arritjen e nj\u00eb koordinimi dhe menaxhimi efikas dhe efektiv t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.Ai adreson nj\u00eb problem t\u00eb madh q\u00eb ekziston n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Sistemet elektronike t\u00eb organeve\/institucioneve t\u00eb ndryshme (duke p\u00ebrfshir\u00eb gjykatat dhe prokurorit\u00eb) jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb vjet\u00ebruara, por nuk jan\u00eb t\u00eb integruara. Progresi n\u00ebsektorin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, si nga ana e gjyq\u00ebsorit ashtu dhe prokuroris\u00eb\u00a0 mbetet ende i vog\u00ebl. Progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb kemi vet\u00ebm n\u00ebse sistemet e menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me t\u00eb reja. Nga ana tjet\u00ebr, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb gjenerimin e t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb performanc\u00ebs ndikojn\u00eb n\u00eb matjen, analizimin e rezultateve dhe adresimin e problemeve. Gjithashtu ato ndikojn\u00eb dhe n\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb e raportimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet, sipas detyrimeve q\u00eb u burojn\u00eb nga kuadri ligjor n\u00eb fuqi (sipas t\u00eb cilit institicionet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ILD, KLP, KLGJ, PP raportojn\u00eb \u00e7do vit n\u00eb Kuvend). Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Objektiv madhor q\u00eb p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm investime n\u00eb aspektin infrastrukturor, por edhe n\u00ebburimet njer\u00ebzore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Objektivi \u00ebsht\u00eb aktual dhe i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parashikim i ngjash\u00ebm ka ekzistuar edhe n\u00eb SND 1. Konkretisht, n\u00eb Objektivin 7 parashikohej:<em>\u2018P\u00ebrmir\u00ebsimi i funksionimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb saj t\u00eb var\u00ebsis\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb reja apo thelb\u00ebsisht t\u00eb ndryshuara\u2019<\/em>. Aktivitet 7.06 i k\u00ebtij Objektivi parashikonte:<em>\u2018Projektimi dhe zbatimi i sistemeve t\u00eb menaxhimit, aktiviteteve operacionale dhe t\u00eb kontrollit dhe funksionimi financiar i MD dhe institucioneve t\u00eb tjera (KLGJ, KLP, ILD, KED) p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb ato t\u00eb menaxhojn\u00eb procesin e reform\u00ebs <\/em>(lidhur me Objektivin 5). Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Aktiviteti 7.07 parashikonte: <em>\u2018Do t\u00eb ofrohet mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet e reja dhe t\u00eb ndryshuara me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurohet zbatimi i sistemeve t\u00eb reja t\u00eb menaxhimit, aktiviteteve operacionale dhe t\u00eb kontrollit, si dhe funksionimit financiar t\u00eb MD (KLGJ, KLP, Inspektoriati i ri, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve) p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb ato t\u00eb menaxhojn\u00eb procesin e reform\u00ebs\u2019.<\/em><\/p>\n<p>Referuar Raporteve t\u00eb Monitorimit Periodik<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\"><sup>[1]<\/sup><\/a> t\u00eb periudhave\/viteve t\u00eb ndryshme q\u00eb jan\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb aktivitetet e pik\u00ebs 7.06 dhe 7.07\u00a0 kan\u00eb mbetur t\u00eb parealizuara n\u00eb kushtet kur edhe ILD \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shkurt 2020.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Referuar Raportit t\u00eb Monitorimit t\u00eb Planit Strategjik t\u00eb KLGJ p\u00ebr periudh\u00ebn Korrik 2019-Korrik 2020<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a>, Masa 3.1 <em>\u201cRritja e efikasitetit,sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb dh<\/em><em>\u00eb<\/em><em>nave dhe efektivitetit n\u00eb menaxhimin e \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore n\u00ebp\u00ebrmjet zhvillimit t\u00eb nj\u00eb sistemi elektronik t\u00eb unifikuar p\u00ebr menaxhimin e \u00e7\u00ebshtjeve sipas standardeve nd\u00ebrkombetare\u201d,<\/em> n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Objektivit 1: \u201c<em>Rritja e efikasitetit, sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe efektivitetit n\u00eb menaxhimin e c\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore n\u00ebp\u00ebrmjet zhvillimit t\u00eb nj\u00eb sistemi elektronik t\u00eb unifikuar p\u00ebr menaxhimin e c\u00ebshtjeve sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em>\u201d, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Referuar Raportit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi gjendjen e Kriminalitetit p\u00ebr vitin 2020 mbetet prioritet ende <em>vijimi i pun\u00ebs s\u00eb nisur lidhur me \u201csistemin e menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve\u201d (CAMS), dhe i p\u00ebrshtatjen e k\u00ebtij sistemi sipas nevojave t\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar digjitalizimin, me prioritete<\/em>: <em>7.1 Sigurimin e funksionalitetit t\u00eb sistemit CAMS\/modernizimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve me teknologji t\u00eb avancuara. i) Integrimi i rrjeteve; ii) Vler\u00ebsimi i kapaciteteve humane dhe teknologjike, p\u00ebrllogaritja e kostove dhe gjetja e financimeve, p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksionim t\u00eb k\u00ebtij sistemi apo n\u00eb pamund\u00ebsi, t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb ri t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb prokurori. 7.2 P\u00ebrmir\u00ebsimi i mbledhjes, p\u00ebrpunimit dhe p\u00ebrftimin t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave statistikore n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi t\u00eb automatizuar dhe funksional n\u00eb sistemin e prokuroris\u00eb<\/em><a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk v\u00ebrehet lidhje me Objektivat Strategjik\u00eb t\u00eb vet\u00eb Planit Strategjik t\u00eb KLP-s\u00eb dhe ILD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb mund t\u00eb themi se Objektivi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kronologji me masat dhe prioritetet e SND I, KLGJ-s\u00eb dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Pergjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me institucionet pjs\u00ebmarr\u00ebse sugjerojm\u00eb q\u00eb t\u00eb shtohet edhe Prokuroria, sa koh\u00eb do jet\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb integruar dhe mbajtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, apo dhe Qendra e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit p\u00ebr Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb, misioni i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb hartimi i politikave, p\u00ebr sistemin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe garantimi i funksionimit efektiv t\u00eb sistemeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb informacionit dhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p><strong><em>Konkluzion<\/em><\/strong><em>: Objektivi Specifik \u00ebsht\u00eb ambicioz, por i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb integruar t\u00eb dh\u00ebnat midis sistemit gjyq\u00ebsor dhe atij t\u00eb prokuroris\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb koordinimi dhe bashk\u00ebpunimi efikas nd\u00ebrinstituciona si dhe matjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre institucioneve. Nj\u00eb sistem i till\u00eb ndikon n\u00eb rritjen e eficienc\u00ebs s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, t\u00eb prokuroris\u00eb, si dhe sistemit llogaridh\u00ebn\u00ebs. Objektivi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb Q\u00ebllimit t\u00eb Politik\u00ebs 4, aktual p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb mbart dhe realist. Sugjerojm\u00eb riformulimin e tij n\u00eb funksion t\u00eb qart\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a><a href=\"https:\/\/www.drejtesia.gov.al\/plani-i-veprimit-te-strategjise-ndersektoriale-te-drejtesise\/\">https:\/\/www.drejtesia.gov.al\/plani-i-veprimit-te-strategjise-ndersektoriale-te-drejtesise\/<\/a><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a><a href=\"http:\/\/klgj.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Raport-i-Monitorimit-te-Planit-Strategjik_korrik-2019-korrik-2020.pdf\">http:\/\/klgj.al\/\u00ebp-content\/uploads\/2021\/06\/Raport-i-Monitorimit-te-Planit-Strategjik_korrik-2019-korrik-2020.pdf<\/a>, fq 23, fq 59<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Raport i prokurorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi gjendjen e kriminalitetit p\u00ebr vitin 2020<a href=\"https:\/\/www.parlament.al\/Files\/Kerkese\/20210518105256Raporti_Vjetor_2020_Kuvendit_Kriminaliteti.pdf\">https:\/\/www.parlament.al\/Files\/Kerkese\/20210518105256Raporti_Vjetor_2020_Kuvendit_Kriminaliteti.pdf<\/a>, fq 263[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column icons_position=&#8221;left&#8221;][vc_separator][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column hide_bg_image_on_tablet=&#8221;&#8221; hide_bg_image_on_mobile=&#8221;&#8221; icons_position=&#8221;left&#8221; css=&#8221;.vc_custom_1509966252982{margin-top: -0.4rem !important;}&#8221;][vc_column_text] Objektivi Specifik 4.1 \u201cZhvillimi i plot\u00eb i sistemit t\u00eb integruar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb elektronike (e-drejt\u00ebsia) me identifikues t\u00eb unifikuar, i sistemeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, regjistrimit elektronik t\u00eb bazuar n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb treja fushat (penale, administrative, civile) dhe lidhjeve me regjistrat dhe bazat e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrkat\u00ebse komb\u00ebtare\u201d. Objektivi Specifik 4.1&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"parent":3387,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-3390","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3390"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3391,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3390\/revisions\/3391"}],"up":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/3387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ipls.org\/projekte\/alleyesonjustice\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}