Pozicioni: Ekspert Jurist i Nivelit të Lartë (pozicion me kohë të shkurtër)
Vendi i shërbimit: Tiranë/Shqipëri
Kohëzgjatja: Tre (3) muaj
Periudha e punësimit (tentative): Mars-Maj 2023
Pagesa: Shumë motivuese
Afati për aplikime: 7 Mars 2023
Punëdhënësi: Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL)/Projekti “Gjyqësori në fokus”
Konteksti i Thirrjes
Konsorciumi i udhëhequr nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL), pjesë e së cilit janë gjithashtu Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Center for Legal Empowerment (CLE), ka filluar projektin e tij tre-vjecar “Gjyqësori në fokus” përmes kontratës së financimit nga Delegacionit i BE-së në Shqipëri në përgjigje të Thirrjes së tij me referencë “EuropeAid/174080/DD/ACT/AL-1 ”Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në fushat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.”. Në këtë kuadër, projekti i ISPL/OSFA/CLE i përgjigjet fushës prioritare ‘Drejtësia’, e adresuar përmes Lot-it 1 – Mbështetje për OSHC-të në fushat Qeverisje e Mirë dhe Sundimi i Ligjit.
Projekti synon të aftësojë OSHC-të shqiptare dhe aktorë të tjerë të interesuar për të kryer në mënyrë profesionale monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit shqiptar në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare. Për këtë qëllim, konsorciumi do të përpiqet për arritjen e tre objektivave: 1) Të zhvillojë një Kuadër Monitorimi të Gjyqësorit për përdorim nga aktorët e shoqërisë civile; 2) Të rrisë aftësitë profesionale të OSHC-ve/aktorëve të interesit për monitorimin rigoroz të veprimtarisë gjyqësore në mënryë të qëndrueshme; 3) Të mbështesë organizatat/aktorët e shoqërisë civile për monitorimin nga ana e tyre të performancës së gjyqësorit në gjykata të përzgjedhura, përmes financimit të projekt-propozimeve të tyre.
Në zbatim të objektivit 1 të projektit “Të zhvillojë një Kuadër Monitorimi të Gjyqësorit për përdorim nga aktorët e shoqërisë civile”, ISPL kërkon të rekrutojë deri në gjashtë (6) ekspertë jurist të nivelit të lartë për të zhvilluar, përmes ekspertizës së tyre të kombinuar, katër (4) Guida për Monitorimin e Gjyqësorit për OSHC-të/aktorët e interesit në katër fusha kryesore të veprimtarisë gjyqësore si vijon:
Aksesi në drejtësi dhe procesi i rregullt gjyqësor
Meritokracia në karrierën gjyqësore
Integriteti i gjyqësorit
Transparenca e gjykatave
Guidat e Monitorimit të Gjyqësorit do të konsistojnë në një përmbledhje të standardeve të performancës për secilin nga të katër fushat e sipërpërmendura të veprimtarisë së gjyqësorit, Guidat duhet të ofrojnë një bazë njohurish të domosdoshme dhe kuadrin e duhur për organizimin e aktiviteteve trajnuese në fazën e dytë të projektit, si dhe, paralelisht, të mundësojnë vënien në dispozicion për të interesuarit e mundshëm në të ardhmen, sidomos OSHCve, të dokumentave udhëzuese të nevojshme për kryerje monitorimesh të pavarura.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
KADIDATËT POTENCIALË DUHET TË APLIKOJNË PËR NJË NGA KATËR FUSHAT E VEPRIMTARISË GJYQËSORE TË LISTUARA MË SIPËR.
Detyrat kryesore përfshijnë:
Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 1- Procesi i rregullt gjyqëor dhe aksesi në drejtësi:
Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë aksesin në drejtësi dhe procesin e rregullt gjyqësor si në standardet bashkëkohore ashtu edhe në praktikën shqiptare.
Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi aksesin në drejtësi dhe procesin e rregullt gjyqësor bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me aksesin në drejtësi dhe procesin e rregullt gjyqësor duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.
Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 2 - Meritokracia në karrierën gjyqësore :
Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë meritokracinë në karrierën gjyqësore si në standardet bashkëkohore ,ashtu edhe në praktikën shqiptare.
Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi karrierën gjyqësore bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me karrierën gjyqësore, duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.
Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 3 - Integriteti i gjyqësorit:
Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë integritetin e gjyqësorit, si në standardet bashkëkohore, ashtu edhe në praktikën shqiptare.
Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi integritetin e gjyqësorit, bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me integritetin e gjyqësorit, duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.
Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 4 - Transparenca e gjykatave:
Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë transparencën e gjykatave, si në standardet bashkëkohore, ashtu edhe në praktikën shqiptare.
Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi transparencën e gjykatave, bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me transparencën egjykatave, duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.
Kualifikimet:
Aftësi të përgjithshme profesionale dhe teknike:
fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
Diplomë universitare në drejtësi. Diploma Master ose Doktoraturë është vlerë e shtuar, ose, në mungesë të tyre, të paktën 12 vjet përvojë profesionale equivalente në sektorë të lidhur me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë
Njohuri shumë të mira teorike mbi sistemin gjyqësor, funksionimin dhe standardet e tij të performancës
Njohuri të mira mbi sektorin e drejtësisë në Shqipëri dhe performancën e tij
Njohuri të mira mbi konceptet dhe praktikat e indikatorëve të performancës
Aftësi shumë të mira analize
Aftësi të mira në hartim studimesh dhe raportesh
Njohuri komputerike, vecanërisht në përdorimin e programit Microsoft Word
Njohuri dhe/ose përvoja profesionale të vecanta në një nga drejtimet e mëposhtme:
Njohuri të mira ose përvojë në cështjet e aksesit në drejtësi dhe procesit të rregullt gjyqësor
Njohuri të mira mbi cështjet e karrierës gjyqësore
Njohuri të mira mbi cështjet e integritetit gjyqësor
Njohuri të mira mbi cështjet e transparencës së gjykatave
Aftësi të tjera:
Aftësi për kryerjen e analizave të plota
Aftësi për shkrimin e teksteve të qarta, koncize dhe analitike
Aftësi për punë në ekip
Aftësi gjuhësore:
Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe
Njohja e gjuhës angleze të shkruar është vlerë e shtuar
Aplikimi
Për t’u konsideruar për një nga pozicionet e mësipërme, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër shoqëruese në gjuhën shqipe, në të cilën të përshkruani shkurtimisht interesin tuaj për një nga katër fushat e veprimtarisë gjyqësore të përcaktuara më lart si dhe të shpjegoni se përse jeni i/e përshtatshëm (e) për atë fushë. Nëse e shihni të nevojshme, mund të dërgoni edhe kopje të diplomave apo certifikatave të trajnimit. Afati maksimal i aplikimit është 7 Mars 2023. Aplikimet (CV+letër shoqëruese) duhet të dërgohen në: info@ipls.org
Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen me email/telefon. Për pyetje të mundshme në lidhje me pozicionin ose aplikimin, ju lutem kontaktoni në info@ipls.org.
Për informacion rreth ISPL ju lutem referojuni faqes internet: www.ipls.org
View English version of this Post