Artboard 1Artboard 1Artboard 1Artboard 1
  • Home
  • About Us
  • Fields Of Expertise
    • Judicial Reform
    • Public Administration Reform
    • Decentralization and Local Governance
    • Capacity Building in Public Sector Institutions
    • Legislative Advocacy
    • Decentralization and Local Governance
    • Media Policies and Regulatory Reform
    • Civil Society Empowerment
    • EU Integration
    • Other
  • Projects
    • Completed Project List
    • Ongoing Projects
      • All Eyes On Justice
      • MONITORING JUDICIAL INTEGRITY
    • Publikime
      • Published Books & Reports
      • Opinion on the new Judicial Map introduced by HJC
        • ALB – Opinion mbi Hartën e Re Gjyqësore OSFA IPLS
        • ENG – Opinion on the new Judicial Map introduced by HJC
  • Contact Us
CALL FOR SENIOR LEGAL EXPERTS
February 20, 2023
Published by IPLS at February 20, 2023
Categories
  • Call for Expression of Interest
Tags
  • Call for Expression of Interest
  • Legal Expert
 
THIRRJE PER EKSPERTIZË JURIDIKE TË NIVELIT TË LARTË

Ekspert Jurist i Nivelit të Lartë (pozicion me kohë të shkurtër)

Pozicioni: Ekspert Jurist i Nivelit të Lartë (pozicion me kohë të shkurtër)
Vendi i shërbimit: Tiranë/Shqipëri
Kohëzgjatja: Tre (3) muaj
Periudha e punësimit (tentative): Mars-Maj 2023
Pagesa: Shumë motivuese
Afati për aplikime: 7 Mars 2023
Punëdhënësi: Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL)/Projekti “Gjyqësori në fokus”

Konteksti i Thirrjes

Konsorciumi i udhëhequr nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL), pjesë e së cilit janë gjithashtu Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Center for Legal Empowerment (CLE), ka filluar projektin e tij tre-vjecar “Gjyqësori në fokus” përmes kontratës së financimit nga Delegacionit i BE-së në Shqipëri në përgjigje të Thirrjes së tij me referencë “EuropeAid/174080/DD/ACT/AL-1 ”Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në fushat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.”. Në këtë kuadër, projekti i ISPL/OSFA/CLE i përgjigjet fushës prioritare ‘Drejtësia’, e adresuar përmes Lot-it 1 – Mbështetje për OSHC-të në fushat Qeverisje e Mirë dhe Sundimi i Ligjit. Projekti synon të aftësojë OSHC-të shqiptare dhe aktorë të tjerë të interesuar për të kryer në mënyrë profesionale monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit shqiptar në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare. Për këtë qëllim, konsorciumi do të përpiqet për arritjen e tre objektivave: 1) Të zhvillojë një Kuadër Monitorimi të Gjyqësorit për përdorim nga aktorët e shoqërisë civile; 2) Të rrisë aftësitë profesionale të OSHC-ve/aktorëve të interesit për monitorimin rigoroz të veprimtarisë gjyqësore në mënryë të qëndrueshme; 3) Të mbështesë organizatat/aktorët e shoqërisë civile për monitorimin nga ana e tyre të performancës së gjyqësorit në gjykata të përzgjedhura, përmes financimit të projekt-propozimeve të tyre.
Në zbatim të objektivit 1 të projektit “Të zhvillojë një Kuadër Monitorimi të Gjyqësorit për përdorim nga aktorët e shoqërisë civile”, ISPL kërkon të rekrutojë deri në gjashtë (6) ekspertë jurist të nivelit të lartë për të zhvilluar, përmes ekspertizës së tyre të kombinuar, katër (4) Guida për Monitorimin e Gjyqësorit për OSHC-të/aktorët e interesit në katër fusha kryesore të veprimtarisë gjyqësore si vijon:

  • Aksesi në drejtësi dhe procesi i rregullt gjyqësor
  • Meritokracia në karrierën gjyqësore
  • Integriteti i gjyqësorit
  • Transparenca e gjykatave


  • Guidat e Monitorimit të Gjyqësorit do të konsistojnë në një përmbledhje të standardeve të performancës për secilin nga të katër fushat e sipërpërmendura të veprimtarisë së gjyqësorit, Guidat duhet të ofrojnë një bazë njohurish të domosdoshme dhe kuadrin e duhur për organizimin e aktiviteteve trajnuese në fazën e dytë të projektit, si dhe, paralelisht, të mundësojnë vënien në dispozicion për të interesuarit e mundshëm në të ardhmen, sidomos OSHCve, të dokumentave udhëzuese të nevojshme për kryerje monitorimesh të pavarura.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    KADIDATËT POTENCIALË DUHET TË APLIKOJNË PËR NJË NGA KATËR FUSHAT E VEPRIMTARISË GJYQËSORE TË LISTUARA MË SIPËR.
    Detyrat kryesore përfshijnë:

    Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 1- Procesi i rregullt gjyqëor dhe aksesi në drejtësi:

  • Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë aksesin në drejtësi dhe procesin e rregullt gjyqësor si në standardet bashkëkohore ashtu edhe në praktikën shqiptare.
  • Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi aksesin në drejtësi dhe procesin e rregullt gjyqësor bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
  • Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me aksesin në drejtësi dhe procesin e rregullt gjyqësor duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.


  • Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 2 - Meritokracia në karrierën gjyqësore :


  • Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë meritokracinë në karrierën gjyqësore si në standardet bashkëkohore ,ashtu edhe në praktikën shqiptare.
  • Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi karrierën gjyqësore bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
  • Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me karrierën gjyqësore, duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.


  • Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 3 - Integriteti i gjyqësorit:


  • Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë integritetin e gjyqësorit, si në standardet bashkëkohore, ashtu edhe në praktikën shqiptare.
  • Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi integritetin e gjyqësorit, bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
  • Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me integritetin e gjyqësorit, duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.


  • Për fushën e veprimtarisë gjyqësore 4 - Transparenca e gjykatave:


  • Të hulumtojë kuadrin ligjor, praktikat e punës, sistemet e menaxhimit, buxhetimin dhe burimet njerëzore që inkuadrojnë transparencën e gjykatave, si në standardet bashkëkohore, ashtu edhe në praktikën shqiptare.
  • Të hartojë Guidën e Monitorimit të Gjyqësorit për OSHC-të mbi transparencën e gjykatave, bazuar mbi hulumtimet praprake përkatëse.
  • Të konsultohet/diskutojë me Këshilin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi standardet e performancës që propozon në lidhje me transparencën egjykatave, duke marrë pjesë në një fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
  • Të bashkëpunojë me ekipin e projektit dhe të raportojë tek struktura menaxhuese e saj mbi realizimin e detyrave.


  • Kualifikimet:


    Aftësi të përgjithshme profesionale dhe teknike:

    fokus grup të organizuar për këtë qëllim.
  • Diplomë universitare në drejtësi. Diploma Master ose Doktoraturë është vlerë e shtuar, ose, në mungesë të tyre, të paktën 12 vjet përvojë profesionale equivalente në sektorë të lidhur me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë
  • Njohuri shumë të mira teorike mbi sistemin gjyqësor, funksionimin dhe standardet e tij të performancës
  • Njohuri të mira mbi sektorin e drejtësisë në Shqipëri dhe performancën e tij
  • Njohuri të mira mbi konceptet dhe praktikat e indikatorëve të performancës
  • Aftësi shumë të mira analize
  • Aftësi të mira në hartim studimesh dhe raportesh
  • Njohuri komputerike, vecanërisht në përdorimin e programit Microsoft Word


  • Njohuri dhe/ose përvoja profesionale të vecanta në një nga drejtimet e mëposhtme:

  • Njohuri të mira ose përvojë në cështjet e aksesit në drejtësi dhe procesit të rregullt gjyqësor
  • Njohuri të mira mbi cështjet e karrierës gjyqësore
  • Njohuri të mira mbi cështjet e integritetit gjyqësor
  • Njohuri të mira mbi cështjet e transparencës së gjykatave


  • Aftësi të tjera:

  • Aftësi për kryerjen e analizave të plota
  • Aftësi për shkrimin e teksteve të qarta, koncize dhe analitike
  • Aftësi për punë në ekip


  • Aftësi gjuhësore:

  • Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe
  • Njohja e gjuhës angleze të shkruar është vlerë e shtuar


  • Aplikimi

    Për t’u konsideruar për një nga pozicionet e mësipërme, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër shoqëruese në gjuhën shqipe, në të cilën të përshkruani shkurtimisht interesin tuaj për një nga katër fushat e veprimtarisë gjyqësore të përcaktuara më lart si dhe të shpjegoni se përse jeni i/e përshtatshëm (e) për atë fushë. Nëse e shihni të nevojshme, mund të dërgoni edhe kopje të diplomave apo certifikatave të trajnimit. Afati maksimal i aplikimit është 7 Mars 2023. Aplikimet (CV+letër shoqëruese) duhet të dërgohen në: info@ipls.org

    Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen me email/telefon. Për pyetje të mundshme në lidhje me pozicionin ose aplikimin, ju lutem kontaktoni në info@ipls.org. Për informacion rreth ISPL ju lutem referojuni faqes internet: www.ipls.org



    View English version of this Post
    Share
    1
    IPLS
    IPLS

    Related posts

    February 20, 2023

    CALL FOR SENIOR LEGAL EXPERTS


    Read more

    Comments are closed.

    Sign up to our newsletter


    Sign up to get up to date


    © 2019 IPLS. All Rights Reserved Institute for Policy & Legal Studies. Website created by www.kaiku.al