Indikatoret e SHM

DREJTOR I SHKOLLES SE MAGJISTRATURES

Indikatorët e rezultateve për SHM, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025

Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania

Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri

Zbatuar nga:  Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL)

 

  1. “% e buxhetit të shtetit dedikuar organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (pjesa e SHM-se))”. (Indikator 3 i Pasaportes).

Burimi: Raporti vjetor i MFE-së.

Vlera Bazë në 2020:  Do të merret nga SHM.

Vlera e synuar në 2021: Do të merret nga SHM.

 

  1. “SHM monitoron dhe vlerëson ecurinë e planit strategjik institucional”.

(Indikator i propozuar nga projekti bazuar në objektivat dhe pritshmëritë që SHM i ka vendosur vetes).

Burimi: 1. Informacion i marrë nga SHM nëse ka pasur plan monitorimi dhe proces monitorimi; 2. Analizë sintetike e dokumentave të prodhuara nga ky proces monitorues (për shembull, a ka pasur raportime për cdo objektiv strategjik dhe a ka pasur rishikim të objektivave dhe masave?). 3. Pjesëmarrje në mbledhjet/takimet e organizuara për këtë qëllim (a ka pasur diskutim mbi arritjet/sfidat?).

Vlera bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga SHM.

Vlera e synuar ne 2021 dhe 2022: Do të merren të dhënat nga SHM.

 

  1. “Kuotat vjetore të kandidatëve magjistratë, këshilltarëve dhe ndihmësve në Shkollën e Magjistaturës”. (Indikator 8 i Pasaportes)

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM mbi numrin e magjistratëve të pranuar në një vit akademik.

Vlera bazë në 2020/2021: 80 kandidatë.

Vlera e synuar në 2022: 100 kandidatë.

 

  1. “% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të trajnuar për të paktën 5 ditë trajnimi në vit”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM mbi numrin e magjistratëve të trajnuar për të paktën 5 ditë të plota në vit.

Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret nga SHM.

Vlera e synuar në 2022: >80%

 

  1. “% e magjistratëve që marrin pjesë në trajnimin vazhdues të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës krahasuar me ata që fton ShM të jenë pjesë e trajnimeve”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM lidhur me ftesat për pjesëmarrje në aktivitetet e trajnimit vazhdues dhe pjesëmarrjes konkrete në aktivitete nga magjistratët e ftuar.

Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret nga ShM

Vlera e synuar në 2022: >80%

 

  1. “% e inspektorëve të ILD që janë trajnuar mbi cështje që lidhen me funksionet e tyre”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të SHM/ILD mbi numrin e trajnimeve të ndjekura nga inspektorët (magjistratë dhe jomagjistratë).

Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret nga ShM/ILD

Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga ShM/ILD

 

  1. “% e këshilltarëve/administratës së KLGJ-së dhe KLP-së që janë trajnuar mbi detyrat e tyre funksionale”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të SHM/KLGJ/KLP mbi numrin e trajnimeve të ndjekura nga stafi, përfshirë këshilltarët e anëtarëve (magjistratë të komanduar dhe jomagjistratë).

Vlera bazë në 2020: Do të merret nga SHM/KLGJ/KLP.

Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga SHM/KLGJ/KLP.

 

  1. % e pjesëmarrësve në trajnim që besojnë se trajnimi ishte i dobishëm për punën e tyre”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM të mbledhura nga raportet e vlerësimit të pjesëmarrësve.

Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret nga SHM.

Vlera e synuar në 2022: >80%

 

  1. “% e trajnimeve që trajtojnë ligjin shqiptar duke e krahasuar me atë të BE”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM mbi numrin e trajnimeve që kanë referim edhe në ligjin dhe standardet e BE, përveç ligjit shqiptar.

Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret nga SHM.

Vlera e synuar në 2022: >50%