Rezultati 2.1.1
“Kodi i Procedurës Civile, Ligji për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe KodiiFamiljes të rishikuar për të rritur transparencën dhe efikasitetin dhe për të siguruar aksesueshmërinë, duke dekurajuar paraqitjen e çështjeve të pabazuara”.
Rezultati 2.1 kërkon që të realizohet një rishikim i disa ligjeve proçedurale dhe materiale për të riparë dispozitat që parashikojnë respektimin e parimit të transparencës, dispozitat që rregullojnëçështjet e aksesit në gjykatë, apo dispozitat që lidhen me bërjen e gjykatës efikase, përfshirë rastet kur gjykata pengohet për të qenë eficiente për shkak të kërkesave të pabazuara në merita dhe që vonojnë punën e saj.
Ky rezultat është në përputhje me objektivin që synohet të arrihet, por nuk është i plotëkur iu referohet ligjeve që do të duhet të analizohen, në mënyrë që të plotësohet përmbushja e një komponenti të Objektivit Specifik dhe Qëllimit të Politikës 2.
Kështu, ky rezultat parashikon rishikimin e Kodit tëProcedurës Civile,Ligjit për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrativedhe Kodit të Familjes, por nuk parashikon ligje të tjera bazë që do të duhet domosdoshmërisht t’i nënshtrohen rishikimit për të parë ndikimet që mund të ketë në rregullimet që lidhen me transparencën, aksesin dhe efikasitetin. Të tilla ligje bazë janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Civil dhe Ligji “Për shoqëritë tregtare”. Të tre këto ligje parashikojnë dispozita specifike që rregullojnëçështjet që synon Rezultati 2.1. E ndërsa për Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Civil nuk ka asnjë dyshim se pse duhet të jenë pjesë e rishikimit, për shkak të rolit të tyre primar në rregullimin e procesit gjyqësor, në balancimin e të drejtave të palëve dhe gjykatës, nëkonceptimin dhe dhënien jetë të parimeve nëpërmjet rregullave të detyrueshme, afatave, njoftimeve, penaliteteve, etj., vlen të theksohetedhe arsyeja për të cilën duhet t’i ishte nënshtruar të njëjtës analizë edhe Ligji “Për shoqëritë tregtare”. Së pari, sepse ky ligj, përvecse është ligj material, përmban dispozita të caktuara të natyrës procedurale që lidhen drejtpërdrejtë me disponimin e gjykatës, të cilat ndikojnë në eficencën e saj, dhe, së dyti, sepse mosmarrëveshjet tregtare përbëjnë një numër të madh të mosmarrëveshjeve para gjykatës, gjë që e shton ndikimin e rregullave që e normojnë ecurinë e gjykimeve për këto mosmarrëveshje.
Konkluzion: Ky rezultat është në përputhje me objektivin që synohet të arrihet, por nuk është i plotëkur iu referohet ligjeve që do të duhet të analizohen. Ai nuk ka parashikuar të gjithë ligjet që kanë ndikim thelbësor në përmbushjen e tij, tw tilla siKodi i Procedurës Penale, Kodi Civil dhe Ligji “Për shoqëritë tregtare”.Njëherësh me parashikimin e tyre, në Rezultat duhet të ishin parashikuar edhe masat konkrete për rishikimin e këtyre ligjeve, në mënyrë të ngjashme me masat e parashikuara për ligjet që janë afishuar tashmë si pjesë e Rezultatit.