Masa 1.3.2

Masa 1.3.2

“Përfundimi i proçedurave të emërimit të inspektorëve magjistratë dhe jo-magjistratë pranë ILD, si dhe përfundimi i rekrutimeve të stafit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”

Masa e lartpërmendur, së bashku me ato të renditura më poshtë përbëjnë hapat e nevojshëm që duhen ndjekur në funksion të realizimit të Rezultatit 1.3.3. Ajo duhet të ndërmerret me qëllim përmbushjen e Rezultatit 1.3.3 dhe arritjen e synimeve të Objektivit Specifik 1.3.

Masa 1.3.2, e renditur e para ka, të bëjë me përfundimin e procedurave të rekrutimit të stafit (emërim të inspektorëve magjistrat/jo magjistrat si dhe të administratës mbështesëse). Pa plotësimin e vakancave në burimet njerëzore, ILD nuk mund të jetë tërësisht funksionale në kryerjen e kompetencave që i ka caktuar ligji. Kjo masë krijon vijim të natyrshëm edhe me masat (aktivitetet) që ishin parashikuar në SND I, ku në aktivitetin 1.03 parashikohej rekrutimi i punonjësve[1]. Edhe SND I e ka vlerësuar se rekrutimi së bashku me infrastrukturën (godina duke përfshirë mobilimin, pajisjet përkatëse të IT) janë kushte bazë për krijimin dhe funksionimin e institucionit. Ndërkohë kjo masë është në koherencë me masën “Plotësimi i vendeve vakante në Institucion”, parashikuar në kuadër të Objektivit Specifik 1.2 “Sigurimi i autonomisë financiare dhe administrative të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” të parashikuar në Planin e Veprimit të këtij Institucioni. Afati për realizimin e kësaj mase sipas Plan veprimit të ILD është 2020-2021. Për këtë arsye, duhet rivlerësuar përmbushja e saj në përputhje me gjendjen aktuale. Ndërkohë ILD ka dhe indikatorë për matjen e saj, të dhënat e të cilëve mund të huazohen për matjen e realizimit të saj.

Konkluzione:Duke qenë se ILD ka ende vakanca në strukturën e saj, si për inspektorë ashtu edhe për staf administrativ, masa vlerësohet si e duhur dhe në përputhje me situatën aktuale me qëllim arritjen e rezultatit të kërkuar për ILD-në.

[1]https://www.drejtesia.gov.al/ëp-content/uploads/2018/06/278-2016_fletore_zyrtare_SND.pdf