Masa 2.1.5

Masa 2.1.5

“Përgatitja, diskutimi dhe miratimi i paketës së ndryshimeve të nevojshme të KF”.

Kjo masë, e njëjtë në formulim edhe në arsyet e parashikimit të saj në përmbushje të Rezultatit 2.1, parashikon hapat që duhet të ndiqen nga Ministria e Drejtësisë për të ndryshuar Kodin e Familjes me synim për të lehtësuar, ndihmuar dhe nxitur bërjen efektive të disa parimeve që kërkohen nga ky kod, i cili ka dispozita edhe të karakterit material, por edhe të karakterit procedural dhe si të tilla ndikojnë në shqyrtimin gjyqësor me eficiencë, në transparencë dhe që i jep akses palëve në proces.

Konkluzion: Analiza e KF dhe propozimi i ndryshimeve të mundshme është një masë e domosdoshme pasi KF është komplementar me KPrC në cështje të procesit gjyqësor, dhe ndryshimet në këto kode duhet të ecin paralelisht dhe të jenë të harmonizuara. Duke qenë se KF nuk i është nënshtruar ndryshimeve së fundmi[1], një analizë e tij, brenda afatit që parashikon masa (2022-2023), vlerësohet e arsyeshme dhe e përshtatshme.

[1]Ndryshimet e fundit janë bërë me ligjin nr. 134/2015, date 05.12.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9062, date 8.05.2003, “Kodi i Familjes”.