Masa 2.3.15
“Krijimi i bazës së të dhënave të lektorëve dhe trajnerëve të SHM që kanë njohuri mbi ligjin e BE-së”.
Kjo masë parashikon që Shkolla e Magjistraturës duhet të krijojë një bazë të të dhënave për lektorët dhe trajnerët që ajo mund të përdorë në funksion të realizimit të aktivitetit të saj studimor shkencor me fokus të drejtën e BE-së.
Kjo masëështë e paplotë dhe nuk përmbush rezultatin sa i takon ekspertizës në realizimin e kësaj veprimtarie. Së pari, për të bërë analizën e ligjit të BE nuk do të duhen vetëm ekspertë që njohin ligjin e BE-së, por edhe ekspertë që analizojnë ligjin shqiptar nëçështjet ku do të bëhet njëanalizë krahasimore e tëdy ligjeve. Së dyti, duke qenë se Shkolla e Magjistraturës mbështetet më shumë në ekspertizën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, dhe duke qenë se këto publikime kanë në fokus, së pari, sistemin gjyqësor, baza e funksionimit të kësaj veprimtarie do të jenë magjistratët. Mungesat e deritanishme të lidhjes së gjyqësorit shqiptar me ligjin e BE-së do të kërkojnë forcim të kapaciteve të ekspertizës. Për këtë arsye kjo masë do të duhej të parashikonte mundësitë e zhvillimit të aftësive/kapaciteteve të trajnerëve të Shkollës në këtë drejtim.
Gjithashtu, nëse me togfjalëshin “bazë të dhënash”, masa ka synuar të parashikojë edhe hedhjen e materialeve studimore apo materialeve që mund t‘iu vijnë në ndihmë studiuesve, sërish kjo duhet të kishte dalë e qartë në formulimin e masës.
Parashikimi i një afati të gjatë për zbatimin e kësaj mase, viti 2025, nuk është e qartë ku mbështetet, pasi nga formulimi i masës duket sikur ajo mund të plotësohet qysh në vitin 2021 e të përditësohet në vijim.
Edhepse, sic është analizuar më lart, forcimi i kapaciteteve të ekspertizës është komponenti më i rëndësishëm, pa të cilin asnjë aktivitet nuk mund të realizohet në drejtim të kërkimit, studimit e publikimit, ky komponent nuk është parashikuar në asnjë masë në mënyrë të qartë e të saktë. Një riformulim i masës është i nevojshëm, në të kundërt, të dyja masat, 2.3.14 dhe 2.3.15, edhe sikur të realizohen, do të mbeten iluzive në raport me qëllimin e parashikimit të Objektivit dhe Rezultatit.
Konkluzion: Kjo masëështë e paplotë dhe nuk përmbush rezultatin sa i takon ekspertizës në realizimin e kësaj veprimtarie.Ajo duhej të parashikonte mundësitë e zhvillimit të aftësive/kapaciteteve të trajnerëve të Shkollës në këtë drejtim në mënyrë që t‘i shërbente realisht rezultatit që kërkohet të arrihet.
Koment i përbashkët për masat që lidhen me rezultatin 2.3.2: Shkolla e Magjistraturës, në Strategjinë e vet institucionale 2019-2023, ka parashikuar në mënyrë më konkretesesi do të përmbushet ky rezultat, përshembull, nëpërmjet analizave të vazhdueshme të hulumtimit dhe jurisprudencës përmes botimeve në baza periodike; nëpërmjet komenteve elektronike, mendimeve dhe informacioneve mbi ligjet dhe praktikën gjyqësore pas punës kërkimore përkatëse;përmes botimeve të aksesueshme për të gjithë aktorët dhe praktikantët e ligjit; aktiviteteve të shtuara të kërkimit dhe përkthimit, etj.Studimi do të duhet të orientohet më shumë prej Strategjisë së brendshme të ShM për tëanalizuar dhe monitoruar përmbushjen e këtij rezultati.