Rezultati 2.3.2

Rezultati 2.3.2

SHM e transformuar në një qendër informacioni burimore në lidhje me të drejtën e BE-së dhe legjislacionin evropian për të drejtat e njeriut si dhe rritja e kapaciteteve për kërkime dhe publikime.

Ky rezultat parashikon që Shkolla e Magjistraturës, si institucioni i vetëm i autorizuar nga Kushtetura dhe ligji për të siguruar trajnimin e kandidatëve për gjyqtarë/prokurorë, do të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në kërkim, studim dhe publikim. Ky rezultat është në përputhje me objektivin dhe realizon “më të mirën” e tij: siguron ecjen drejt praktikave Evropiane dhe cilësisë në fushën ligjore.

Edhepse objektivi kërkon që kjo të realizohet nëpërmjet trajnimit, ky rezultat e tejkalon objektivin, duke i zgjeruar mënyrat sesi Shkolla do t‘a realizojë këtë. Ky zgjerim vjen në të njëjtën linjë parashikimi që bën edhe vetë Strategjia e Shkollës së Magjistraturës, ku një vend të rëndësishëm e zë pikërisht forcimi i kapaciteteve të saj si një institucion që jo vetëm trajnon, por që del me produkte të mirëfillta studimore-shkencore, nëçështje të rëndësishme për të drejtën. Elementi i parë qëështëidentifikuar se ku do të duhet të japë rezultat ky ridimensionim i Shkollës është legjislacioni evropian dhe ai për të drejtat e njeriut dhe pikat e takimit me ligjin shqiptar.

Është e rëndësishme që të realizohen studime dhe publikime, me vlera praktike për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për përqasjen e parimeve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare në tërësi, me rregullimin dhe interpretimin e tyre sipas ligjit shqiptar. Deri më tani, punimet kryesore në këtë fushë janë kryesisht të karakterit akademik. Kontributi që do të duhet të japë Shkolla e Magjistraturës do të ketë një karakter më praktik, që do të orientojnë përdoruesit e së drejtës për fusha të caktuara, me anë të studimit dhe produkteve të herëpashershme, të vecanta, duke mundësuar në këtë mënyrë, në afat tëgjatë, një zhvillim të qëndrueshëm të së drejtës.

Ky rezultat kërkon që Shkolla të forcojë kapacitetet në këtë drejtim, duke përfshirë këtu, forcimin e kapaciteteve të saj organizative për të ngritur një strukturë të përshtatshme për t‘a realizuar këtë veprimtari, dhe, njëkohësisht, zgjerimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore që lidhen me ekspertizën në të cilën do të mbështetet kjo punë studimore dhe produktet e saj.

Megjithë sa shpjeguam për rezultatin e kërkuar, kur shohim masat që ka parashikuar Plani i Veprimit tëSND II, gjithsej dy masa qëdo të analizohen në vijim, nuk krijohet bindja se ato janë të mjaftueshme për të përmbushur Rezultatin, pasi nuk duket sikur kanë në fokus forcimin e burimeve njerëzore dhe atyre infrastrukturore/logjistike, tëcilat janë thelbësore për realizimin e kësaj veprimtarie.

Konkluzion: Ky rezultat e tejkalon Objektivin pasi për realizimin e tij nuk mjafton vetëm veprimtaria e Shkollës në fushën e trajnimeve, por kërkohet veprimtari e mirëfilltë studimore dhe publikimi. Gjithashtu, masat e parashikuara për përmbushjen e rezultatit nuk janë të mjaftueshme, pasi ato kanë lënë jashtë fokusit elementë të domosdoshëm për realizimin e studimit dhe publikimit, siç janë burimet njerëzore dhe infrastrukturore e logjistike, pa të cilat, përmbushja e rezultatit është thuajse e pamundur.