Rezultati 2.4.2

Rezultati 2.4.2

“Vendosja dhe Zbatimi i Standardeve për Ekselencë Gjyqësore për zbatimin e praktikave më të mira të manaxhimit të burimeve njerëzore në të gjithë nivelet e gjyqësorit, duke u fokusuar në standarde për të siguruar ekselencë gjyqësore.”

Ky rezultat lidhet me konceptin e eficiencës në menaxhimin e burimeve njerëzore. Efiçenca e një sistemi është e lidhur në mënyrë të pandashme me kostot. Një sistem, përfshirë këtu dhe gjyqësorin, konsiderohet se rrit eficencën e vet, nëse me të njëjtat burime, të menaxhuara si duhet, jep rezultat më të lartë ose ruan eficencën edhe me më pak burime njerëzore.

Në funksion tëObjektivit 2.4 që synon një gjyqësor efektiv dhe efikas, rezultat i pritshëm do të jetë një sistem që menaxhon në mënyrë efikase dhe eficiente burimet e të gjitha natyrave, përfshi këtu dhe ato njerëzore. Në këtë aspekt Rezultati 2.4.2 përputhet me Objektivin 2.4.

Ky rezultat është gjithashtu aktual. Vakancat që sjell në organikën e gjykatave aplikimi i procesit të Vetingut, dhe prurjet e kufizuara nga Shkolla e Magjistraturës, të paktën për vitet ku do shtrijë aplikimin SND II, kërkojnë detyrimisht një menaxhim eficient të burimet njerëzore.   Në këtë aspekt një rialokim optimal dhe i përshtatshëm i burimeve njerëzore, brenda sistemit gjyqësor, do t’a bënte sistemin gjyqësor më eficient.

Megjithëse “Sigurimi i burimeve të përshtatshme për zbatimin e reformave të pushtetit gjyqësor, përfshirë infrastrukturën dhe personelin gjyqësor” dhe “miratimi i hartës gjyqësore” ishte një ndër objektivat kryesore të Planit Strategjik të KLGj-së për vitet 2019-2020, ai mbetet ende i paplotësuar.

Rezultati në vetvete nuk përmbush në tërësi dhe i vetëm objektivin për eficiencën, por është një prej rezultateve që detyrimisht vjen në përmbushje të tij dhe që synon menaxhim të burimeve njerëzore, në të gjitha nivelet e gjyqësorit, në përputhje me standardet evropiane të fushës. Ky rezultat mund të shkrihet më rezultatin e parë, pasi plotësimi i personelit së bashku me menaxhimin optimal të burimeve njërzore sjellin njësistem funksional dhe eficient.

Për matjen e këtij rezultati do të shërbejnë indikatorët që matin në tërësinë e tyre eficencën e gjyqësorit, indikatorët e propozuar në Rezultatin 2.4.1, si dhe “numri i stafit administrativ të gjykatës për një gjyqtar”,i cili, krahasuar me mesataren evropiane të përpunuar nga CEPEJ, do të na jepte të dhëna mbi zbatimin e praktikave më të mira evropiane.

Konkluzion:Ky rezultat është në përputhje me Objektivin 2.4. Ai i përgjigjet nevojave aktuale të sistemit dhe është realist. Sugjerojmë që të shkrihet me rezultatin 2.4.1.  Përvec indikatorëve të propozuar për Rezultatin 2.4.1, sugjerojmë të shtohet dhe “numri i stafit administrativ të gjykatës për një gjyqtar”.