Masa 3.2.12

Masa 3.2.12

Konsolidimi i burimeve njerëzore për funksionimin e plotë të BKH (60+kapacitetet administrative)”.

Kjo masë parashikon plotësimin me personel (drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit, oficerët e shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe stafi administrativ i BKH),  sigurimin e qëndrueshmërisë dhe trajtimin financiar[1]të tyre.

Konkluzion: Bërja funksionale e BKH-sëështë një masë thelbësore për ecurinë e procesit hetimor, prandaj ajo është relevante dhe emergjente për t’u zbatuar. Afati i përcaktuar në Planin e Veprimit të SND II, viti 2022, është i përshtatshëm dhe i mundshëm për t’u realizuar.

[1]Në mars të vitit 2021, Kuvendi miratoi shtesa të rëndësishme në ligjin 95/2016 për të rritur dhe përforcuar trajtimin financiar të Drejtorit të BKH-së, Nëndrejtorit të BKH-së, hetuesve të këtij institucioni dhe nëpunësve civil gjyqësor në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në prokurorinë e posaçme dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit[1]. Këto shtesa ishin të domosdoshme për të garantuar një sistem hetimi të pavarur ndaj çdo influence politike, të paanshëm, të përgjegjshëm, të drejtë e profesional.