Masa 3.2.15

Masa 3.2.15

Trajnimi i kapaciteteve institucionale të BKH (trajnime/seminare).

Kjo masë parashikon se BKH duhet të realizojë procesin e trajnimit (një regjim rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi) për administratën e saj. Kandidatët për drejtor, hetues dhe oficerë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, përpara emërimit, duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit dhe të kenë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale.

Masa duhet të kishte parashikuar si institucion bashkëpunues edhe SPAK, pasi kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit miratohen nga Drejtori i BKH-së, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Konkluzion: Trajnimi i BKH-sëështë një masë relevante dhe e nevojshme për t’u realizuar sa më parë. BKH është një strukturë e specializuar dhe kërkon njohuri të thelluara e të avancuara për të përmbushur misionin e saj. Programet e trajnimit garantojnë rritje profesionale dhe azhornim me mjetet më të reja të hetimit.