Masa 4.1.4

Masa 4.1.4

“Përmirësimi i infrastrukturës së IT-së në gjykata”.

Masa lidhet me përmirësimin e infrastrukturës së IT të gjykatave. Infrastruktura e duhur e sistemeve të IT-së ndihmon në një menaxhim eficient të çështjeve, funksionimin si duhet të bazës së të dhënave e, si përfundim, është premisë për të pasur një sistem të unifikuar të drejtësisë elektronike. Në këtë aspect, masa është është e nevojshmë për arritjen e Rezultatit 4.1.1 dhe 4.1.2, si dhe është në përputhje me Objektivin 4.1.

Masa është aktuale sa kohë që sistemi IT shihet si një shtysë për modernizimin e të gjitha gjykatave, prokurorive dhe informacioneve që ato japin apo shërbimeve që ofrojnë. Një masë e tillë bën të mundur ofrimin e mënyrave novatore për rritjen e bashkëpunimit mes vetë institucioneve dhe këtyre të fundit me publikun.Vërehet që sistemi  IT i prokurorive nuk është përmendur në këtë masë. Duke qenë se synohet krijimi i një sistemi të unifikuar të dhënash, sipas të cilës është e mundshme ndjekja e ecurisë së dosjes që nga prokuroria e deri më vonë në gjykatë, formulimi i në lidhjeje vetëm me përmirësimin e infrastrukturës së IT-së së gjykatës duket e paplotë.

Konkluzion: Masa është në koherencë me Rezultatet 4.1.1 dhe 4.1.2 si dhe me Objektivin Specifik 4.1. Sugjerojmë që sistemi i infrastrukturës në prokurori të jetë gjithashtu fokus i masës. Për këtë arsye sugjerohet riformulim i masës për të qenë më afër realitetit dhe më e matshme.