Rezultati 4.1.1
“Sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore i përditësuar dhe plotësisht operacional bazuar në regjistrat elektronikë”.
Ky rezultat kërkon që në përmbushje të Objektivit 4.1 të kemi një sistem të ri dhe funksional tëmenaxhimit të çështjeve gjyqësore. Në këtë aspekt, Rezultati 4.1.1 është në përputhje me Objektivin Specifik 4.1.
Siç e përmendëm edhe më sipër, KLGJ ka në proces punën për sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore (ICMIS dhe ARKIT) . Ajo ka ngritur një grup të posaçëm pune dhe po punon me kompaninë përkatëse që do të mirëmbajë dhe zhvillojë sistemin[1]. Për vitin 2020, KLGJ raporton në Raportin Vjetor Mbi Veprimtarinë e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit për Vitin 2020 se “në bashkëpunim më kompaninë “KREATX” shpk. ka bërë të mundur instalimin e versionit të përmirësuar të sistemit të menaxhimit të çështjeve ICMIS, duke shtuar në këtë version 84 zhvillime të reja, shumë të rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe punën në KLGJ[2].” Në këtë aspekt, ky rezultat vjen edhe në zbatim të punës së deritanishme të bërë nga KLGJ dhe prioriteteve të saj për të ardhmen.
Rezultati matet nëpërmjet indikatorit të “% e gjykatave për të cilat sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve është ngritur dhe funksionon me kapacitet të plotë”, si dhe “% e trupës gjyqësore/ /inspektorë dhe i stafit administrativ të trajnuar mbi përdorimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjeve”.Këta indikatorë janë të përshtatshëm për matjen e këtij Rezultati. Gjithashtu një indikator tjetër që mat funksionalitetin e sistemit dhe përditësimin e tij mund të jetë “% e çështjeve gjyqësore për të cilat informacioni është i aksesueshëm online dhe i përditësuar”.
Konkluzion: Rezultati është në përputhje me Objektivin Specifik 4.4. Ai është i formuluar qartë dhe mbetet realist dhe i domosdoshëm. Sugjerojmë të përfshihet si indikator që mat funksionalitetin e sistemit dhe përditësimin e tij“% e çështjeve gjyqësore për të cilat informacioni është i aksesueshëm online dhe i përditësuar”.
[1]Shih Raportin e Monitorimit për Planin Strategjik të KLGJ (Korrik 2019-Korrik 2020) per kompaninë që do të mirëmbajë dhe zhvillojë systemin, fq 23
[2]Shih Raportin e lart permendur, fq 20 Për më tepër: http://klgj.al/ëp-content/uploads/2021/02/RAPORTI-VJETOR-MBI-VEPRIMTARINE%CC%88-E-KOMISIONIT-TE%CC%88-PLANIFIKIMIT-STRATEGJIK-ADMINISTRIMIT-DHE-BUXHETIT-PE%CC%88R-VITIN-2020-BASHKE%CC%88LIDHUR-VENDIM-NR.-39-DATE%CC%88-04.02.2021-.pdf