Masa 4.4.4

Masa 4.4.4

“Trajnime të nëpunësve të MD në fushën e harmonizimit të legjislacionit”.

Në kuadër të procesit të integrimit në BE, Ministria e Drejtësisë, si autoriteti përgjegjës për përafrimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë, mbart detyrimin për të administruar procesin e përafrimit të legjislacionit. Hapi i parë në procesin e përafrimit është analiza dhe krahasimi i legjislacionit të BE-së me legjislacionin përkatës për të përcaktuar statusin e konformitetit të kuadrit ligjor dhe masat që do të marrë shteti për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së. Në lidhje me transpozimin e Direktivave, ekziston një metodologji e mirëpërcaktuar, të cilën stafi i Ministrisë duhet të jetë në gjendje t’a zbatojë. Kjo lidhet pikë së pari me hartimin e Tabelës së Përputhshmërisë (Table of Concordance (ToC)). Objektivi i hartimit të ToC është identifikimi i parashikimeve ligjore që rregullojnë të njëjtin aspekt, çfarë është transpozuar apo nuk është transpozuar (boshllëqet); dhe identifikimi i parashikimeve të tjera ligjore. Në këtë aspekt, duhet pasur parasysh që Rregulloret dhe Vendimet e BE-së nuk janë pjesë e procesit të përafrimit, pasi ato hyjnë në fuqi në datën e anëtarësimit të shtetit në BE. Pavarësisht kësaj, Rregulloret dhe Vndimet e BE-së diktojnë marrjen e masave kombëtare për zbatimin e tyre dhe nuk mund të mos jenë pjesë e procesit të integrimit.

Për të gjitha sa më sipër, stafi i Ministrisë duhet të aftësohet në nivelin e duhur . Për pasojë masa është aktuale dhe realiste.

Konkluzion: Kjo masë i përgjigjet Objektivin Specifik dhe Rezultatit 4.4.3.Harmonizimi i legjislacionit shqiptar me Acquis-në e BE-së realizohet në një fazë dhe në një cilësi në përputhje me MSA dhe kuadrin negociator, dhe është në përputhje me të dhe vetë Objektivin 4.4. Masa është e formuluar qartë dhe e domosdoshme.