Artboard 1Artboard 1Artboard 1Artboard 1
  • Home
  • About Us
  • Fields Of Expertise
    • Judicial Reform
    • Public Administration Reform
    • Decentralization and Local Governance
    • Capacity Building in Public Sector Institutions
    • Legislative Advocacy
    • Decentralization and Local Governance
    • Media Policies and Regulatory Reform
    • Civil Society Empowerment
    • EU Integration
    • Other
  • Projects
    • Completed Project List
    • Ongoing Projects
      • Judiciary Under Spotlight
      • All Eyes On Justice
      • MONITORING JUDICIAL INTEGRITY
    • Publikime
      • Published Books & Reports
      • Opinion on the new Judicial Map introduced by HJC
        • ALB – Opinion mbi Hartën e Re Gjyqësore OSFA IPLS
        • ENG – Opinion on the new Judicial Map introduced by HJC
  • Call for Projects
    • Participation of CSOs in electoral processes for a stronger democracy and accelerated EU integration
  • Contact Us
Comparative analysis of the legal framework on financing of political parties and election campaigns vis-a-vis European standards and best practices
July 10, 2020
CALL FOR SENIOR LEGAL EXPERTS
February 20, 2023
Published by IPLS at July 10, 2020
Categories
  • Studies
Tags
  • Komentar
  • kushtetuese
  • Reforma
  • sistemi drejtesise
  • studies
  • stydy
 
KOMENTAR

MBI REFORMEN KUSHTETUESE NË SISTEMIN E DREJTESISE (2016)

Ky komentar u përgatit nga një grup autorësh i përbërë nga: Arta Vorpsi, Aurela Anastasi, Gent Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Sokol Sadushi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në nëntor të vitit 1998 përmes referendumit popullor. Që nga ajo kohë, ajo u bë shtrati në të cilën u zhvilluan proceset më të rëndësishme politike e rregullatore të demokracisë së re shqiptare.
Megjithatë, amendamentet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008 gërryen sistemin e balancave dhe kontrolleve reciproke që qëndronte në themel të saj. Për të zbutur pasojat e amendamenteve të vitit 2008, por edhe për adresimin e plagëve afatgjata të sistemit të drejtësisë, në fillim të vitit 2015 Kuvendi nisi procesin e reformimit të thellë të Kushtetutës në lidhje me sistemin e drejtësisë.
Si rezultat i kësaj reforme të thellë të gjitha aspektet e organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë u shndërruan thelbësisht. Ndërhyrjet kryesore përfshinë:

(i) Reduktimin e kompetencave të Presidentit të Republikës në çështjet e drejtësisë;
(ii)Reduktimin e kompetencave të Ministrit të Drejtësisë në çështjet e drejtësisë;
(iii) Rikonceptimin e mënyrës së emërimit dhe përgjegjshmërisë së gjy- qtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë;
(iv) Zgjerimin e rolit të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të njeriut;
(v) Reduktimin e rolit të Gjykatës së Lartë në një gjykatë që punon krye- sisht përmes krijimit të precedentëve;
(vi) Forcimin e vetëqeverisjes së gjyqësorit përmes forcimit të statusit të gjyqtarëve dhe zgjerimit të kompetencave të Këshillit të Lartë Gjyqë- sor;
(vii) Rikonceptimin e sistemit dhe të procedurave disiplinore ndaj magj- istratëve;
(viii)Krijimin e kushteve për avancimin e meritokracisë në karrierat e magjistratëve;
(ix) Decentralizimin e sistemit të prokurorisë dhe rikonceptimin e qeverisjes se sistemit të prokurorisë;
(x)Prezantimin e strukturave të posaçme për hetimin dhe gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe;
(xi) Prezantimin e një sistemi të përkohshëm e të jashtëzakonshëm për verifikimin e integritetit dhe profesionalizmit të magjistratëve (vet- ting-u).

Ndryshimet masive dhe institutet e reja të treguara më lart, sado të mirëpritura, priten të shkaktojnë vështirësi të mëdha në interpretimin dhe zbatimin e kuadrit të ri kushtetues. Në këto kushte Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) morën nismën dhe mbeshtetën përgatitjen e këtij komentari i cili tregon gjenezën dhe kuptimin autentik të instituteve dhe procedurave të reja të përfshira në Kushtetutë.

Shkarkoni Analizën në PDF
Share
1
IPLS
IPLS

Related posts

March 3, 2023

Gjyqësori në fokus


Read more
July 10, 2020

Comparative analysis of the legal framework on financing of political parties and election campaigns vis-a-vis European standards and best practices


Read more
July 10, 2020

Comparative Analysis of Legal Framework on Online Media with European Standards and Best Practices


Read more

Comments are closed.

Sign up to our newsletter


Sign up to get up to date


© 2025 IPLS. All Rights Reserved Institute for Policy & Legal Studies. Website created by www.kaiku.al