Masa 1.2.7
“Finalizimi i rishikimit të kuadrit ligjor të lidhur me qeverisjen e drejtësisë bazuar në komponentin e lidhur me KLP”.
Kjo masë ka të njëjtin formulim si masa e parashikuar për KLGj dhe kalon në të njëjtin proces analize, parashikuara në masat 1.2.5 dhe 1.2.6, sic parashikohet për KLGj. Kështu, edhe në rastin e KLP parashikohet rishikimi i statusit dhe strukturës qeverisëse të KLP, të kuadrit ligjor lidhur me funksionet dhe përgjegjësitë që ka KLP në përmbushje të misionit të saj për të mirëqeverisur sistemin e prokurorisë në Shqipëri. Gjithashtu kjo masë parashikon edhe konsultimin dhe miratimin e akteve të reja që do të vijnë si rrjedhojë e këtij procesi.
Për cështjet e vendimmarrjeve të brendshme të institucionit (strukturë, organikë dhe akte të KLP-së), kjo masëështë e plotë dhe e qartë, pasi KLP mund dhe ka për detyrë t’i çmojë vetë këto elementë sesa përputhen me nocionin e mirëqeverisjes, që përfshin veprimin e KLP në kushtet e transparencës, pavarësisë, llogaridhënies, etj. Për çështjet që lidhen me ndryshimet ligjore, kjo masë, do të duhet të kishte parashikuar si institucion përgjegjës, së paku, Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendin. Vetë ligji 115/2016, në nenet 169 dhe 187, parashikon se ështëMinistri i Drejtësisë institucioni përgjegjës për përgatitjen e projektakteve ligjore në fushën e drejtësisë penale pasi ka marrë mendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP nxjerr dhe miraton akte administrative individuale, në lidhje me statusin profesional të prokurorëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës gjyqësore; akte administrative kolektive, nëlidhje me statusin e të gjithë prokurorëve ose zyrtarëve të administratës gjyqësore; akte normative nënligjore, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë prokurorët, administratën e prokurorisë, personat privatë dhe organet publike, si dhe akte për miratimin e rregullave të brendshme procedurale. Në veçanti, rregullat procedurale mund të përfshijnë dispozita në lidhje me koordinimin e veprimtarisë së komisioneve, angazhimin e ekspertëve në punën e Këshillit, shpërndarjen dhe ndarjen e përgjegjësive të administratës së Këshillit, kuorumin e nevojshëm për mbledhjet e komisioneve, rregulla për publikimin e informacioneve për procedimet e Këshillit, etj.
Në analizën që do t’i bëhet zbatimit ose jo të masës do të duhet të merren parasysh vetëm këto akte, që janë tagër i drejtpërdrejtë i KLP-së. Për cështjet e tjera që lidhen me ligjin, do të duhet të parashikohen MD dhe Kuvendi.
Konkluzion: Kjo masë e përmbush rezultatin, është në linjë të objektivit specifik të vendosur, por ka nevojë për plotësimin e institucioneve, të cilat do të duhet të marrin pjesë në këtë masë. Që masa të mund të realizohet nuk mjafton vetëm puna e KLP-së, e cila është përgjegjëse vetëm për fazat e para, ato të studimit, analizimit dhe propozimit/këshillimit, por duhet të zgjidhen detyrat konkrete tëinstitucioneve të tjera të përfshira. Nëse masa është realizuar apo jo, kjo do të duhet të kërkohet nga disa institucione njëherësh (MD dhe Kuvendi).