Masa 1.2.11
““Rishikimi dhe konsolidimi i rregullave të brendshme të ILD-së”
Masa 1.2.11 i referohet rishikimit dhe konsolidimit të rregullave të brendshme të ILD-së. Kjo masë përmban dy elementë: rishikim dhe konsolidim. Rishikimi nënkupton një proçes analize të brendshme, me pasojë (për sa kohë gjetjet e përligjin) ndërhyrje në aktet nënligjore të vetë ILD-së. Duke qenë se bëhet fjalë për rregullat e brendshme, institucioni ka mundësinë (kupto: edhe fleksibilitetin) që t’i ndryshojë ato sa herë shfaqet nevoja.
Konsolidimi është një proces i shtrirë në kohë, rezultatet e të cilës vijnë pas një periudhe kohe dhe vendimmarrjeje të caktuar.
Për nga mënyra se si është formuluar kjo masëduket më shumë ‘një rezultat’ sesa një masë. Rezultati për këtë objektiv strategjik është përditësimi i legjislacionit që nënkupton rishikim të ligjeve ose akteve nënligjore. Për më tepër, duke patur parasysh jetëgjatësinë e ILD-së, kohën që duhet për zbatimin e kuadrit ligjor, efektet që pritet të vijnë, si dhe afatet e strategjisë që synohet të miratohet, duket sikur kjo masëështë pak e nxituar dhe nuk përputhet tërësisht në portofolin e masave. Për sa më sipër, sugjerohet rivlerësimi i kësaj mase, ose duke e zëvendësuar me një masë tjetër, ose duke e hequr tërësisht nga ‘seria e masave’.
Konkluzion: Kjo masë duket më shumë si ‘një rezultat’ sesa një masë. Në cdo rast, sugjerohet rivlerësimi i kësaj mase, në mënyrë që të jetë më realiste në funksion të Objektivit Strategjik dhe rezultateve që priten të arrihen, ose zëvendësimi i saj me një masë tjetër.