Masa 1.3.4
“Përgatitja e raporteve të analizës së grupeve të punës për evidentimin dhe kategorizimin e ankesave të mbartura nga institucionet e tjera, sipas objektit”.
Në pikën 1.3.4 vlerësohet si masë e nevojshme kategorizimi i ankesave të mbartuara. Kjo nuk është gjë tjetër veçse hartimi i një metodologjie për adresimin e backlog-ut. Nga mënyra se si është formuluar duket sikur ka një mbivendosje me masën 1.2.12 të përmendur më sipër (1.2.12 “Përgatitja e një plani operacional të ILD-së për trajtimin e ankesave te prapambetura”).
Gjithashtu kjo masë përkon edhe me Planin Strategjik të ILD 2020-2022, konkretisht me masën 1 “Ngritja e grupeve të punës për evidentimin dhe kategorizimin e ankesave të mbartura nga institucionet e tjera”, si dhe “Shqyrtimi me prioritet i ankesave sipas gjetjeve të grupeve të punës për evidentimin dhe kategorizimin e ankesave të mbartura nga institucionet e tjera, sipas objektit,” të cilat janë në përmbushje të Objektivit Specifik 2.4 “Rritja e numrit të ankesave të trajtuara ne përputhje me afatet ligjore. Këto masajanë përkatësisht me afat përfundimtar dhjetor 2020 dhe mars 2021. Për këtë arsye duhet rishikuar relevanca e masës 1.3.4 me veprimtarinë e Zyrës së Inspektorittë Lartë të Drejtësisë dhe gjendjen aktuale të trajtimit të backlog-ut.
Gjithashtu sugjerojmë që strategjia duhet të ndajë në objektiva të posaçëm, llogaridhënien e gjyqësorit, pjesë e të cilës janë dhe vendimet e marra në kuadër të proceseve disiplinore, adresimi i ankesave, shqyrtimi i backlog-ut, me vetë rritjen e kapacitetit të ILD-s-së dhe kryerjen e veprimtarisë sipas standardeve. Kërkohet një ndarje më e qartë mes Objektivit 1.3 dhe llogaridhënies së gjyqësorit të përfshirë në masat në kuadër të Objektivit 2.4.
Konkluzion:Për sa më sipër sugjerohet rishikim/riformulim i kësaj mase në raport me masën 1.2.12 si dhe me masat e parashikuara në Planin Strategjik të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë 2020 -2022, për të shmangur cdo paqartësi në zbatim, si dhe për relevancë me gjendjen aktuale. Gjithashtu sugjerojmë një ndarje më të qartë mes Objektivave, Masave dhe Rezultateve që lidhen me forcimin e kapaciteteve të ILD-së, me ato që lidhen me llogaridhënien e gjyqësorit (qëreflektohet ndër të tjera edhe në vendimet e dhëna nga ILD për shkeljet disiplinore), të parashikuar në kuadër të Qëllimit të Politikës 2.