Masa 1.3.5
“Përgatitja e ndërhyrjeve të nevojshme për përmirësimin infrastrukturor dhe logjistik të ILD për pajisjen me ambiente pune/logjistikë për të gjithë numrin e punonjësve të ILD”.
Siç u tha më sipër, ILD ka vetëm diçka më shumë se ‘një vit jetë’. Masa tjetër, 1.3.5ka të bëjë me aspekte infrastrukturore dhe logjistike.Garantimi i infrastrukturës së nevojshme është thelbësor në ushtrimin e funksioneve, duke pasur parasysh problematikat që kanë hasur shumë institucione të qeverisjes së sistemit në fillimet e veprimtarisë së tyrë. Kjo masë shkon në harmoni me masat e lartpërmendura dhe lidhet me aktivitetin 1.03 a. të SND I.
Edhe pse kjo masë është në vetvete e nevojshme, lind pyetja sa relevante është kjo aktualisht duke pasur parasysh që ILD ka tashmë godinën e saj me elementët infrastrukturorë të nevojshëm. Për më tepër në Planin e Veprimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë 2020-20022 masat nën Objektivin Specifik 1.1 “Zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e funksioneve nga ana e Zyrë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nëpërmjet sigurimit të hapësirave mjediseve, pajisjeve dhe kushteve të punës” janë me afat dhjetor 2020, mars 2021 dhe mars 2022. Prandaj kjo masë duhet të rishihet në raport me masat dhe afatet e parashikuara në Plan Veprimin e ILD-së me qëllim relevancën në mes dy dokumentave, si dhe me gjendjen aktuale.
Konkluzion:Sugjerohet të vlerësohet relevanca e kësaj mase përkundrejtë zhvillimeve dhe ecurisë kohore që prej krijimit të ILD-së, si dhe për mos krijuar mbivendosje me masat e parashikuara në Planin Strategjik të ILD-së.