Objektivi specifik 2.1
“Rishikimii kuadrit ligjor në lidhje me gjyqësorin, sipas nevojës për të përmirësuar më tej aftësinëprofesionale, aksesueshmërinë, transparencën dhe efiçencën”.
Objektivi 2.1 parashikon momentin e parë të ndërhyrjes që duhet bërë në funksion të rritjes së performancës së gjyqësorit dhe në funksion të aksesit në gjyqësor dhe që lidhet me rishikimin e gjithë ligjeve që prekin apo ndikojnë në zbatimin e këtyre parimeve. Ligji është mjeti i parë, në dorë të organit dhe të individit, që parashikon detyrimet dhe garanton të drejtat në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Parimet apo standardet që kërkon të vendosë për sistemin gjyqësor ky objektiv kërkojnë që të bëhet një vlerësim i thelluar i një numri të madh ligjesh, materiale dhe procedurale, dhe në pjesën më të madhe, ligje organike, të një rëndësie themeleore për të drejtën në Shqipëri.Nëkëto ligje duhen identifikuar se cilat janë ato rregullime që ndikojnë në rritjen e aftësisë profesionale të gjyqësorit, ato që ndikojnë në aksesin në gjyqësor, ato që lidhen me transparencën dhe ato që e bëjnë sistemin të jetë më eficient. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, kur kihet parasysh se këto parime qëndrojnë në dispozita që jo detyrimisht i referohen parimit, por qëndrojnë në konceptin e zgjidhjeve që ligjvënësi i ka dhënë instituteve të ndryshme të së drejtës, dhe shpesh herë dalin e interpretohen nga qëllimi dhe fryma e ligjit.
Në një vështrim të, së paku, ligjeve kryesore qëi rregullojnë këto parime, arrijmë të identifikojmë disa prej tyre. Kështu, çështjet që lidhen me aftësitë profesionale, do të duhet të kërkohen në ligjet që rregullojnë kushtet dhe kriteret për të qenë gjyqtar/prokuror, trajnimin, karrierën, vlerësimin, etj. Këtu merret parasysh ligji 115/2016 dhe ligji 96/2016. Gjithashtu, cështjet e profesionalizmit të gjyqësorit lidhen edhe me profesionalizmin e administratës gjyqësore, duke nisur nga kancelari, si nëpunësi më i lartë gjyqësor, e deri tek çdo nëpunës që e ka statusin e nëpunësit civil gjyqësor.
Çështjet që lidhen me aksesin në gjykatë dhe transparencën janëçështje që lidhen me ligjet procedurale (Kodi i Procedurës Civile, Kodi i Procedurës Penale, Ligji për Gjykatat Administrative dhe gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative), ndërsa për gjykimin në Gjykatën Kushtetuese janë cështje që lidhen me ligjin “Për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Ndërsa çështjet që lidhen me eficiencënjanë si çështje të ligjeve procedurale, ashtu edhe të ligjeve materiale (Kodi Civil, Ligji për Shoqëritë Tregtare), pasi këto të fundit parashikojnë mjete të posaçme që mund të përdoren nga palët/gjykata dhe që lidhen me eficiencën e gjykatës. Gjithashtu, eficiencarregullohet edhe nga ligjet mbi organizimin e gjyqësorit apo prokurorisë (Ligji 115/2016, Ligji 98/2016, Ligji 97/2016).
Pra, vërehet se kuadri ligjor, i cili do të duhet të rishikohet për të parë mundësinë e përmirësimit të tij në funksion të transparencës, aksesit, eficiencësdhe cilësisë në gjyqësor, është shumë i gjerë. Megjithatë, rëndësia që dikton ky proces dhe nevoja që këto ligje të jenë të harmonizuara, si ndërmjet tyre, edhe me standardet ndërkombëtare, e bën të nevojshme që kjo analizë të jetë sa më e plotë dhe sa më shteruese.
Lidhur me koherencën e këtij Objektivi, duke qenë se në maj 2021 hynë në fuqi ndryshimet e fundit, të cilat prekën një pjesë të madhe të këtyre ligjeve të lartpërmendura dhe kishin në fokus, në vecanti, mirëfunksionimin, zhbllokimin dhe bërjen e gjyqësorit eficient, edhe me pak burime, duhet thënë se ky kontroll do të duhet të nisë të paktën në vitin 2023, duke lënë hapësirën e nevojshme që ndryshimet që iu bënë ligjeve të japin efektet e tyre.
Për përmbushjen e këtij objektivi janë parashikuar dy Rezultate: i pari lidhet me rishikimin e disa ligjeve procedurale dhe materiale që ndikojnë në vendimmarrje dhe në procedurën e ndjekur nga gjyqtari, pra kompetenca tërësisht gjyqësore, dhe; i dyti lidhet me rishikimin e ligjeve mbi organizmin e pushtetit gjyqësor dhe plotësimin e disa hapësirave me akte nënligjore që lidhen me funksionimin e gjykatave në aspektin institucional, duke pasur në vëmendje administratën gjyqësore.
Ky parashikim është i saktë pasi, sic është analizuar më lart në pjesën e analizës së Qëllimit të Politikës 2, synimet që kërkohet të arrihen përmes saj përfshijnë ligje të natyrave të ndryshme. Analiza e tyre më vete ndihmon në kuptimin, strukturimin dhe nxjerrjen e rekomandimeve mbi ndryshime të mundshme.
Konkluzion: Parimet apo standardet që kërkon të vendosë për sistemin gjyqësor ky objektiv kërkojnë që të bëhet një vlerësim i thelluar i një numri të madh ligjesh, materiale dhe procedurale, dhe në pjesën më të madhe, ligje organike, të një rëndësie themeleore për të drejtën në Shqipëri.Rëndësia që dikton ky proces dhe nevoja që këto ligje të jenë të harmonizuara, si ndërmjet tyre, edhe me standardet ndërkombëtare, e bën të nevojshme që kjo analizë të jetë sa më e plotë dhe sa më shteruese.Duke qenë se në maj 2021 hynë në fuqi ndryshimet e fundit, të cilat prekën një pjesë të madhe të këtyre ligjeve dhe kishin në fokus, në vecanti, mirëfunksionimin, zhbllokimin dhe bërjen e gjyqësorit eficient, edhe me pak burime, ky kontroll do të duhet të nisë të paktën në vitin 2023, duke lënë hapësirën e nevojshme që ndryshimet që iu bënë ligjeve të japin efektet e tyre.Për përmbushjen e këtij objektivi janë parashikuar dy Rezultate, të cilat nëse do të plotësohen më tej (shih analizën e rezultateve më poshtë) dhe do të arrihen, e përmbushin plotësisht Objektivin Specifik 2.1.