Masa 3.2.4
“Konsultimi i paketës së propozimeve me magjistratët/prokurorët/avokatët/OJF (workshop)/ hartimi i raporteve të konsultimit/finalizimi i paketës dhe miratimi i ligjit organik të PP”.
Kjo masë parashikon se Prokuroria e Përgjithshme do të ndërrmarë nismën për rishikimin e ligjit organik të saj, dhe përpara miratimit, do t’a kalojë atë nëpër një proces të gjerë konsultimi me magjistratë, avokatë dhe OJF, dhe do të hartojë raporte bazuar në rekomandimet e dala nga procesi i konsultimit.
Konkluzion: Kjo masë shihet e nevojshme dhe e rëndësishme për t’u realizuar sipas afateve të parashikuara në SND II, viti 2021, për shkak se nevojitet një reflektim i të gjitha institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në sistemin e prokurorisë, për të analizuar nëse ndarja e kompetencave midis disa organeve (KLP, PP, SPAK, BKH) ka krijuar ndonjë vështirësi në praktikë, apo mbivendosje që pengon veprimin eficient të këtyre organeve. Lidhja që ka ligji me të qenurit efiçent të organit bën që kjo masë të jetë në përputhje me objektivin.