Rezultati 3.2.2
“Zyrat e prokurorisë riorganizohen bazuar në hartën e re gjyqësore, të pajisura dhe operacionet e tyre të përmirësuara, dhe efikasiteti i tyre i qëndrueshëm”.
Eficenca e sistemit të drejtësisë lidhet drejtpërdrejtë me organizimin e kapaciteteve të saj dhe kjo vlen si për gjykatën, edhe për prokurorinë. Për këtë arsye, një ndër rezultatet që synohet të arrihet lidhet në mënyrë konkrete me cështjet e riorganizimit të zyrave të prokurorisë pasi të miratohet harta e re gjyqësore. Ky është një proces i cili kryhet nga KLGj në bashkëpunim me MD, por pasojat e këtij procesi ndikojnë në tërësi edhe në sistemin e drejtësisë penale, duke nisur nga prokuroritë, e deri tek burgjet apo shërbimi i provës.
Konkluzion: Ky rezultat është në përputhje me objektivin dhe Qëllimin e Politikës 3. Ky rezultat është i ndërvarur nga përcaktimi i hartës së re gjyqësore, ndaj edhe në SND II nuk ka të parashikuar një masë konkrete dhe të posaçme për arritjen e këtij rezultati. Megjithatë, masa 3.2.1 mund të konsiderohet si një masë që e përmbush këtë rezultat, pasi ajo i referohet në tërësi përmirësimit të menaxhimit strukturor dhe administrimit të prokurorisë, dhe të shtrihet ajo në një kohë të pacaktuar, duke nisur nga viti 2021, sic e parashikon Plani i Veprimit i SND II, e në vazhdim derisa të miratohet harta e re gjyqësore.