KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË
Indikatorët e rezultateve për KLP, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025
Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania”
Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri
Zbatuar nga: Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL)
-
“% e buxhetit të shtetit dedikuar organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (pjesa e KLP-se)”. (Indikator 3 i Pasaportes).
Burimi: Raporti vjetor i MFE-së.
Vlera Bazë në 2020: 0.028 %.
Vlera e synuar në 2021: 0.045%.
-
“% e prokurorëve që besojnë se prokurorët janë emëruar / ngritur në detyrë bazuar në meritokraci dhe sistemin e karrierës”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Sondazhi i hartuar dhe administruar nga KLP, sipas metodologjisë së Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin.
Vlera Bazë në 2021: 75 %.
Vlera e synuar në 2022: 85%
-
“% e këshilltarëve/administratës së KLP-së që janë trajnuar mbi detyrat e tyre funksionale”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të KLP mbi numrin e trajnimeve të ndjekura nga stafi, përfshirë këshilltarët e anëtarëve (magjistratë të komanduar dhe jo-magjistratë).
Vlera Bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga KLP.
Vlera e synuar në 2022: Të paktën 2 trajnime.
-
“% e prokurorëve që janë vlerësuar nga KLP në përputhje me aktet nënligjore të miratura nga KLP”. (Indikator i propozuar nga Projekti si me interes për t’u vlerësuar dhe monitoruar dhe në përputhje me Indikatorin 3 të përcaktuar në planin strategjik të KLP 2021-2024).
Burimi: Të dhënat zyrtare të KLP mbi numrin e vlerësimeve të kryera, procedurën e ndjekur dhe kohën për të cilën është përfunduar secila procedurë.
Vlera bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga KLP.
Vlera e synuar ne 2021/’22: Do të merren të dhënat nga KLP.
-
“KLP monitoron dhe vlerëson ecurinë e planit strategjik institucional”. (Indikator i propozuar nga projekti bazuar në objektivat dhe pritshmëritë që vet KLP i ka vendosur vetes).
Burimi: 1. Informacion i marrë nga KLP nëse ka pasur plan monitorimi dhe proces monitorimi; 2. Analizë sintetike e dokumentave të prodhuara nga ky proces monitorues (për shembull, a ka pasur raportime për cdo objektiv strategjik, a ka pasur rishikim të objektivave dhe masave). 3. Pjesëmarrje në mbledhjet/takimet e organizuara për këtë qëllim (a ka pasur diskutim mbi arritjet/sfidat?).
-
“% e çështjeve të përfunduara me vendim të KLP, në raport me kërkesat e dërguara nga ILD”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të KLP dhe ILD.
Vlera bazë në 2020: 75%.
Vlera e synuar: Do të merren të dhënat nga KLP.
-
“% e çështjeve disiplinore ndaj prokurorëve, në rastin kur informacionet përkatëse gjenden online”. (Indikatori 5 në Planin Strategjik të KLP 2021-2024).
Burimi: Faqja zyrtare e internetit të KLP.
Vlera bazë në 2020: 0.
Vlera e synuar: 80%.
-
“% e akteve të analizuara nga KLP që kanë arritur të marrin formën e projektligjeve apo të ligjeve”. (Indikator i propozuar nga Projekti).
Burimi: KLP.
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga KLP.
Vlera e synuar: 80%
-
“Kuotat vjetore të kandidatëve magjistratë, këshilltarëve dhe ndihmësve në Shkollën e Magjistaturës”. (Indikator 8 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM mbi numrin e magjistratëve të pranuar në një vit akademik.
Vlera bazë në 2020/2021: 80 kandidatë.
Vlera e synuar në 2022: 100 kandidatë.
-
“% e prokurorëve që kanë marrë pjesë në të paktën 5 ditë trajnimi në vit”-(Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM.
Vlera bazë në 2020-2021: Do të merret nga ShM.
Vlera e synuar: 80%.
-
“Numri i komunikimeve me median nga magjistrati i shtypit ose personi i autorizuar në gjykatë/prokurori”. (Indikator i propozuar nga Projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare te KLP/prokurorive mbi deklaratat dhe komunikimet e bëra nga magjistrati i shtypit.
Vlera bazë: Do të merret nga KLP/Prokuroritë.
Vlera e synuar: Do të merret nga KLP/Prokuroritë.
-
“Vlera e pasurive të sekuestruara/konfiskuara”. (Indikator i propozuar nga Projekti).
Burimi: KLP, PP, SPAK.
Vlera bazë: 0
Vlera e synuar: më e madhe se 50%
-
“% e prokurorive për të cilat sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve është ngritur dhe funksionon me kapacitet të plotë”. (Indikator 25 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat e KLP-se dhe MD-se.
Vlera bazë: 0;
Vlera e synuar: