MINISTRINE E DREJTESISE
Indikatorët e rezultateve për MD, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025
Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania”
Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri
Zbatuar nga: Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL)
-
“% e akteve të analizuara nga KLGj që kanë arritur të marrin formën e projektligjeve apo të ligjeve”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: MD-Numri i akteve ligjore të analizuara nga KLGJ, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të sistemit të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë arritur të marrin formën e projektligjeve/ligjeve.
Vlera bazë në 2020: E dhëna do të merret nga MD/KLGj.
Vlera e synuar në 2022: E dhëna do të merret nga MD/KLGj.
-
“Numri i akteve ligjore të BE-së të harmonizuara siç duhet me acquis (kapitulli 23)”. (Indikatori 24 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat e MD-së
Vlera bazë në 2020: 0
Vlera e synuar në 2021: 2
Vlera e synuar në 2022: 5
-
“% e aplikimeve të pranuara për të marrë ndihmë juridike parësore falas”. (Indikatori 16 i Pasaportes).
Burimi: MD-Statistikat e Ndihmës Juridike Falas për numrin e personave që kanë përfituar ndihmë juridike parësore falas.
Vlera bazë në 2020: 4200 persona kanë përfituar ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti.
Vlera e synuar në 2021/2022: Rritje 5% në krahasim me vitin paraardhës.
-
“% e aplikimeve të pranuara për të marrë ndihmë juridike dytësore falas”. (Indikatori 17 i Pasaportes).
Burimi: MD-Statistikat e Ndihmës Juridike Falas për numrin e personave që kanë përfituar ndihmë juridike dytësore falas.
Vlera bazë në 2020: 157 (numri I personave që kanë përfituar ndihmë juridike dytësore).
Vlera e synuar në 2021/2022: Rritje 15% në krahasim me vitin paraardhës.