Indikatoret e ILD

INSPEKTORI I LARTË I DREJTESISE

Indikatorët e rezultateve për ILD, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025
Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania
Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri

 

  1. “% e buxhetit të shtetit dedikuar organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (pjesa e ILD-se))”. (Indikator 3 i Pasaportes).

Burimi: Raporti vjetor i MFE-së.

Vlera Bazë në 2020: 0.018 %.

Vlera e synuar në 2021: 0.08%

 

  1. “ILD monitoron dhe vlerëson ecurinë e planit strategjik institucional”. (Indikator i propozuar nga projekti bazuar në objektivat dhe pritshmëritë që ILD i ka vendosur vetes).

Burimi: 1. Informacion i marrë nga ILD nëse ka pasur plan monitorimi dhe proces monitorimi; 2. Analizë sintetike e dokumentave të prodhuara nga ky proces monitorues (për shembull, a ka pasur raportime për cdo objektiv strategjik dhe a ka pasur rishikim të objektivave dhe masave?). 3. Pjesëmarrje në mbledhjet/takimet e organizuara për këtë qëllim (a ka pasur diskutim mbi arritjet/sfidat?).

Vlera bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga ILD.

Vlera e synuar ne 2021 dhe 2022: Do të merren të dhënat nga ILD

 

  1. “% e ankesave të qytetarëve për të cilat ILD vendos fillimin e hetimeve”. (Indikator i propozuar nga projekti)

Burimi: Të dhënat zyrtare të ILD mbi numrin e ankesave të depozituara nga qytetarët denoncues dhe numrit të rasteve kur për këto ankesa është vendosur fillimi i hetimit dhe jo arkivimi i tyre.

Vlera bazë në 2021: Do të merret nga ILD.

Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga ILD.

 

  1. “% e procedurave të filluara disiplinore për ankesat kundër gjyqtarëve ose prokurorëve.” (Indikatori 6 i Pasaportes).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ILD mbi numrin e vendimeve të ILD për fillimin e hetimit disiplinor dhe vendimeve të ILD për t’a dërguar cështjen për shqyrtim të Këshillave.

Vlera Bazë në 2020: 44%

Vlera e synuar në 2022: 100%

 

  1. % e çështjeve të përfunduara me vendim të KLGj/KLP, në raport me kërkesat e dërguara nga ILD”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ILD mbi numrin e ankesave të depozituara pranë KLGj dhe KLP dhe të dhënat zyrtare mbi numrin e çështjeve të përfunduara nga KLGj dhe KLP.

Vlera bazë në 2021: Do të merret nga ILD.

Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga ILD.

 

  1. Treguesi i zgjidhjes së cështjeve të prapambetura për disiplinën e ankesave të paraqitura në ILD.” (Indikator 7 i Pasaportes).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ILD mbi numrin e zgjidhur të ankesave të prapambetura.

Vlera bazë në 2021: Do të merret nga ILD.

Vlera e synuar në 2022: 1000 ankesa të trajtuara.

 

  1. “% e inspektorëve të ILD që janë trajnuar mbi cështje që lidhen me funksionet e tyre”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ILD mbi numrin e trajnimeve të ndjekura nga inspektorët, magjistratë dhe jomagjistratë, pranë Shkollës së Magjistraturës.

Vlersa bazë në 2021: Do të merret e dhëna nga ShM.

Vlera e synuar në 2022: Do të merret e dhëna nga ILD/SHM.

 

  1. “% e kërkesave të përfshira në PBA-në e miratuar”. (Indikator i parashikuar në Planin e Veprimit të ILD 2020-2022, Objektivi Specifik 1.2).

Burimi: Të dhënat e marra nga Sekretari i Përgjithshëm dhe DESHM.

Vlera bazë në 2020: 1,159

Vlera e synuar në 2022: 2,293

 

  1. Numri i raportimeve të kryera nga ILD për institucionet e huaja dhe vendase”. (Indikator i parashikuar në Planin e Veprimit të ILD 2020-2022, Objektivi Strategjik 3).

Burimi: Të dhënat e marra nga DPÇSHJ e ILD-së.

Vlera bazë në 2020: Do të merret nga ILD.

Vlera e synuar në 2021 dhe 2022: Do të merret nga ILD.

 

  1. Numri i dokumenteve të publikuara”. (Indikator i parashikuar në Planin e Veprimit të ILD 2020-2022, Objektivi Specifik 4.2)

Burimi: Informacion i marrë nga Sektori i TI-së dhe DPÇSHJ e ILD-së.

Vlera bazë në 2020: Do të merret nga ILD.

Vlera e synuar në 2021 dhe 2022: Do të merret nga ILD.