KËSHILLIN E LARTË TË GJYQËSORIT
Indikatorët e rezultateve për KLGJ, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025
Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania”
Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri
Zbatuar nga: Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL)
-
“% e buxhetit të shtetit dedikuar organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (pjesa e KLGJ-se)”. (Indikator 3 i Pasaportes).
Burimi: Raporti vjetor i MFE-së.
Vlera Bazë në 2020: 0.086%
Vlera e synuar në 2021: 0.083%.
Vlera e synuar në 2022: 0.089%.
-
“% e gjyqtarëve që besojnë se gjyqtarët janë emëruar / ngritur në detyrë bazuar në meritokraci dhe sistemin e karrierës”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Sondazhi i hartuar dhe administruar nga KLGJ, sipas metodologjisë së Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin.
Vlera Bazë në 2021: Do të merret nga KLGJ.
Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga KLGJ.
-
“% e këshilltarëve/administratës së KLGJ-së që janë trajnuar mbi detyrat e tyre funksionale”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të KLGJ mbi numrin e trajnimeve të ndjekura nga stafi, përfshirë këshilltarët e anëtarëve (magjistratë të komanduar dhe jo-magjistratë).
Vlera Bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga KLGJ.
Vlera e synuar në 2022: Të paktën 2 trajnime në vit.
-
“% e gjyqtarëve që janë vlerësuar nga KLGJ në përputhje me planin vjetor të KLGJ”. (Indikator i propozuar nga Projekti në përputhje me Synimin Strategjik 2 të KLGJ-se “Angazhimi për zbatimin e praktikave më të mira për menaxhimin e burimeve njerëzore në të gjitha nivelet e gjyqësorit” 2018-2020 për shkak se vijon të jetë një synim relevant dhe i paplotësuar deri në 2020).
Burimi: Të dhënat zyrtare të KLGJ-se mbi numrin e vlerësimeve të kryera, procedurën e ndjekur dhe kohën për të cilën është përfunduar secila procedurë.
Vlera bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga KLGJ.
Vlera e synuar në 2022: Do të merren të dhënat nga KLGJ.
-
“KLGJ monitoron dhe vlerëson ecurinë e planit strategjik institucional”. (Indikator i propozuar nga projekti bazuar në objektivat dhe pritshmëritë që KLGJ i ka vendosur vetes).
Burimi: 1. Informacion i marrë nga KLGJ nëse ka pasur plan monitorimi dhe proces monitorimi; 2. Analizë sintetike e dokumentave të prodhuara nga ky proces monitorues (përshembull, a ka pasur raportime për cdo objektiv strategjik dhe a ka pasur rishikim të objektivave dhe masave?). 3. Pjesëmarrje në mbledhjet/takimet e organizuara për këtë qëllim (a ka pasur diskutim mbi arritjet/sfidat?).
Vlera bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga KLGJ.
Vlera e synuar ne 2021 dhe 2022: Do të merren të dhënat nga KLGJ.
-
“% e çështjeve të përfunduara me vendim të KLGJ, në përputhje me propozimet e dërguara nga ILD”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të KLGJ.
Vlera bazë në 2020: 75%.
Vlera e synuar në 2022: Do të merren të dhënat nga KLGJ.
-
“% e akteve të analizuara nga KLGJ që kanë arritur të marrin formën e projektligjeve apo të ligjeve”. (Indikator i propozuar nga Projekti).
Burimi: KLGJ: Numri i akteve ligjore të analizuara nga KLGJ, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të sistemit të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë arritur të marrin formën e projektligjeve/ligjeve.
Vlera bazë në2020: Do të merret nga KLGJ.
Vlera e synuar në 2022: Do te merret nga KLGJ.
-
“Numri i kandidatëve magjistratë dhe ndihmësve ligjorë të pranuar në Shkollën e Magjistraturës”. (Indikator 8 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM mbi numrin e magjistratëve të pranuar në një vit akademik.
Vlera bazë në 2020/2021: 80 kandidatë.
Vlera e synuar në 2022/2023: 100 kandidatë.
-
“% e gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në të paktën 5 ditë trajnimi në vit”–(Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM dhe KLGJ.
Vlera bazë në 2020-2021: Do të merret nga ShM.
Vlera e synuar në 2021/2022: Do të merret nga KLGJ dhe SHM.
-
“Numri i komunikimeve me median nga magjistrati i shtypit ose personi i autorizuar në gjykatë/prokurori”. (Indikator i propozuar nga Projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare te KLGJ/gjykatave mbi deklaratat dhe komunikimet e bëra nga magjistrati i shtypit.
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga KLGJ/Gjykatat.
Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga KLGJ/Gjykatat.
-
“Numri mesatar i çështjeve për gjyqtar përgjatë një viti”. (Indikator i propozuar nga Projekti).
Burimi: Të dhënat e përpunuara nga KLGJ.
Vlera bazë: Do të merret nga KLGJ/MD
Vlera e synuar në 2021: Do të merret nga KLGJ/MD.
Vlera e synuar në 2022: Do të merret nga KLGJ/MD.
-
“% e zvogëlimit të kohëzgjatjes mesatare të një çështjeje penale”– vlera të ndara për shkallën e parë dhe shkallën e apelit, vetëm juridiksion i zakonshëm.(Indikatori 13 i Pasaportes).
Burimi: KLGJ
Vlera bazë në 2020: DT penale sh. 1 = 66 (ditë); DT penale apel: = 246 (ditë)
Vlera e synuar në 2022: DT penale sh. 1 = 70; DT penale apel: = 260 (ditë)
-
“% e zvogëlimit të kohëzgjatjes mesatare të çështjes civile” – në shkallën e parë dhe në apel (vlera të ndara për secilin nivel). (Indikatori 14 i Pasaportes).
Burimi: KLGJ
Vlera bazë në 2020: DT civile sh. 1 = 192 (ditë); DT civile apel: = 1538 (ditë)
Vlera e synuar në 2022: DT civile sh. 1 = 198 (ditë); DT civile apel: = 1600 (ditë)
-
“% e çështjeve gjyqësore për të cilat informacioni bazë është në dispozicion në internet dhe i përditësuar”. (Indikatori 15 i Pasaportes).
Burimi: Qendra IT e KLGJ-së, bazuar në të dhënat e disponueshme në faqen e gjykatës.
Vlera bazë në 2020:100%
Vlera e synuar në 2022:100%.
-
“Treguesi i zgjidhjes së çështjeve të prapambetura për Gjykatën e Lartë”. (Indikatori 8 i Pasaportes).
Burimi: Statistikat e KLGJ mbi numrin e ceshtjeve te prapambetura te zgjidhura brenda nje viti nga Gjykata e Larte.
Vlera bazë në 2020: DT civile: 45 vjet; DT administrative: 21 vjet; DT penale: 11 vjet
Vlera e synuar në 2022: DT civile: 20 vjet; DT administrative: 11 vjet; DT penale: 6 vjet
-
“% e çështjeve që shkojnë në gjyq në të cilat i pandehuri është dënuar”; (Indikator 14 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat zyrtare të PP dhe KLGj.
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga PP/KLGJ.
Vlera e synuar në 2022: 97.50 %
-
“% e çështjeve që shkojnë në GJKKO, në të cilat është marrë një vendim dënimi nga gjykata”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të GJKKO, PP, KLGJ dhe MD.
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga PP/KLGJ/MD.
Vlera e synuar në 2021/2022: Do të merret nga PP/KLGJ/MD.
-
“% e rasteve kur korrupsioni i raportuar nga qytetarët është dënuar nga gjykata”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të PP, MD dhe KLGj.
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga PP, MD dhe KLGJ.
Vlera e synuar në 2021/2022: Do të merret nga PP/KLGJ.
-
“% e rasteve kur vendimi i gjykatës së apelit për dënim/mosdënim për shkak të korrupsionit, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: KLGJ, gjykatat e apelit: Të dhënat zyrtare mbi numrin e cështjeve gjyqësore për rastet e korrupsionit, ku gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e dënimit/mosdënimit të gjykatës së shkallës së parë.
Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret nga institucioni që e ka të dhënën.
Vlera e synuar në 2021/2022: Do të merret nga institucioni që e ka të dhënën.
-
“% e gjykatave për të cilat sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve është ngritur dhe funksionon me kapacitet të plotë”. (Indikator 25 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat e KLGJ-se dhe MD-se.
Vlera Bazë dhe Vlera e Synuar do të përcaktohen duke filluar nga viti 2023. Mund të monitorohen vetëm masat e ndërmarra/përgatitjet për ngritjen e sistemit gjatë 2021-2022.