Indikatoret e KLP

KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Indikatorët e rezultateve për KLP, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025

Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania

Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri

Zbatuar nga:  Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL)

 

  1. “% e buxhetit të shtetit dedikuar organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (pjesa e KLP-se)”. (Indikator 3 i Pasaportes).

Burimi: Raporti vjetor i MFE-së.

Vlera Bazë në 2020: 0.028 %.

Vlera e synuar në 2021: 0.045%.

 

  1. “% e prokurorëve që besojnë se prokurorët janë emëruar / ngritur në detyrë bazuar në meritokraci dhe sistemin e karrierës”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Sondazhi i hartuar dhe administruar nga KLP, sipas metodologjisë së Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin.

Vlera Bazë në 2021: 75 %.

Vlera e synuar në 2022: 85%

 

  1. “% e këshilltarëve/administratës së KLP-së që janë trajnuar mbi detyrat e tyre funksionale”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të KLP mbi numrin e trajnimeve të ndjekura nga stafi, përfshirë këshilltarët e anëtarëve (magjistratë të komanduar dhe jo-magjistratë).

Vlera Bazë në 2020: Do të merren të dhënat nga KLP.

Vlera e synuar në 2022: Të paktën 2 trajnime.

 

  1. “% e prokurorëve që janë vlerësuar nga KLP në përputhje me aktet nënligjore të miratura nga KLP”. (Indikator i propozuar nga Projekti si me interes për t’u vlerësuar dhe monitoruar dhe në përputhje me Indikatorin 3 të përcaktuar në planin strategjik të KLP 2021-2024).

Burimi: Të dhënat zyrtare të KLP mbi numrin e vlerësimeve të kryera, procedurën e ndjekur dhe kohën për të cilën është përfunduar secila procedurë.

Vlera bazë në 2020:  Do të merren të dhënat nga KLP.

Vlera e synuar ne 2021/’22: Do të merren të dhënat nga KLP.

 

  1. “KLP monitoron dhe vlerëson ecurinë e planit strategjik institucional”. (Indikator i propozuar nga projekti bazuar në objektivat dhe pritshmëritë që vet KLP i ka vendosur vetes).

Burimi: 1. Informacion i marrë nga KLP nëse ka pasur plan monitorimi dhe proces monitorimi; 2. Analizë sintetike e dokumentave të prodhuara nga ky proces monitorues (për shembull, a ka pasur raportime për cdo objektiv strategjik, a ka pasur rishikim të objektivave dhe masave). 3. Pjesëmarrje në mbledhjet/takimet e organizuara për këtë qëllim (a ka pasur diskutim mbi arritjet/sfidat?).

 

  1. “% e çështjeve të përfunduara me vendim të KLP, në raport me kërkesat e dërguara nga ILD”. (Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të KLP dhe ILD.

Vlera bazë në 2020: 75%.

Vlera e synuar: Do të merren të dhënat nga KLP.

 

  1. “% e çështjeve disiplinore ndaj prokurorëve, në rastin kur informacionet përkatëse gjenden online”. (Indikatori 5 në Planin Strategjik të KLP 2021-2024).

Burimi: Faqja zyrtare e internetit të KLP.

Vlera bazë në 2020: 0.

Vlera e synuar: 80%.

 

  1. “% e akteve të analizuara nga KLP që kanë arritur të marrin formën e projektligjeve apo të ligjeve”. (Indikator i propozuar nga Projekti).

Burimi: KLP.

Vlera bazë në 2020: Do të merret nga KLP.

Vlera e synuar: 80%

 

  1. “Kuotat vjetore të kandidatëve magjistratë, këshilltarëve dhe ndihmësve në Shkollën e Magjistaturës”. (Indikator 8 i Pasaportes).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM mbi numrin e magjistratëve të pranuar në një vit akademik.

Vlera bazë në 2020/2021: 80 kandidatë.

Vlera e synuar në 2022: 100 kandidatë.

 

  1. “% e prokurorëve që kanë marrë pjesë në të paktën 5 ditë trajnimi në vit-(Indikator i propozuar nga projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare të ShM.

Vlera bazë në 2020-2021: Do të merret nga ShM.

Vlera e synuar: 80%.

 

  1. Numri i komunikimeve me median nga magjistrati i shtypit ose personi i autorizuar në gjykatë/prokurori”. (Indikator i propozuar nga Projekti).

Burimi: Të dhënat zyrtare te KLP/prokurorive mbi deklaratat dhe komunikimet e bëra nga magjistrati i shtypit.

Vlera bazë: Do të merret nga KLP/Prokuroritë.

Vlera e synuar: Do të merret nga KLP/Prokuroritë.

 

  1. “Vlera e pasurive të sekuestruara/konfiskuara”. (Indikator i propozuar nga Projekti).

Burimi: KLP, PP, SPAK.

Vlera bazë: 0

Vlera e synuar: më e madhe se 50%

 

  1. “% e prokurorive për të cilat sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve është ngritur dhe funksionon me kapacitet të plotë”. (Indikator 25 i Pasaportes).

Burimi: Të dhënat e KLP-se dhe MD-se.

Vlera bazë: 0;

Vlera e synuar: