PROKURORI I PERGJITHSHEM
Indikatorët e rezultateve për PP, propozuar nga ISPL, në bazë të SND 2021-2025
Projekti “All Eyes on Justice – Monitoring the Justice Reform in Albania”
Financuar nga: Programi MATRA/Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri
Zbatuar nga: Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL)
-
“% e çështjeve që shkojnë në gjyq në të cilat i pandehuri është dënuar” (Indikator 14 i Pasaportes).
Burimi: Të dhënat zyrtare të PP dhe KLGj mbi numrin e të pandehurve për të cilët është vendosur pafajësi ose pushim dhe numrin në total të të pandehurve të gjykuar nga gjykatat ne vit. Raporti midis tyre jep rezultatin në përqindje
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga PP dhe KLGJ.
Vlera e synuar në 2021/2022: 97.50%
-
“% e rasteve kur korrupsioni i raportuar nga qytetarët është dënuar nga gjykata”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: Të dhënat zyrtare të PP, SPAK, KLGJ dhe MD mbi numrin e të dënuarve në rastet e cështjeve të hetuar bazuar në denoncimet për korrupsion.
Vlera bazë në 2020: Do të merret nga institucioni që e ka të dhënën.
Vlera bazë në 2022: Do të merret nga institucioni që e ka të dhënën.
-
“Vlera e pasurive të sekuestruara/konfiskuara”. (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: PP, KLP, SPAK, GJKKO: Të dhënat zyrtare mbi pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara në të paktën tre vite, për të parë rritjen ose jo të vlerës së tyre nga viti në vit.
Vlera bazë në 2020/2021: Do të merret e dhëna nga PP dhe SPAK.
Vlera e synuar në 2022: Do të merret e dhëna nga PP dhe SPAK.
-
“% e rasteve të hetimeve proaktive në krahasim me rastet e referuara nga policia apo kallëzimet në prokurori” (vlera të ndryshme për Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK). (Indikator i propozuar nga projekti).
Burimi: PP, SPAK dhe BKH: Të dhënat zyrtare të rasteve kur Prokuroria ka regjistruar cështjen penale me iniciativë të saj, në krahasim me numrin e rasteve kur ka regjistruar cështjen si rrjedhojë e rasteve të referuara nga policia ose kallëzimet e bëra drejtpërdrejtë në prokurori.
Vlera bazë në 2021: Do të merret e dhëna nga PP dhe SPAK.
Vlera e synuar në 2022: Do të merret e dhëna nga PP dhe SPAK.