Rezultati 1.2.2
“Struktura e qeverisjes së Prokurorisë(KLP)/legjislacioni i rishikuar/ndryshuar, duke përfshirë por pa u kufizuar në rregulloret e brendshme”.
Rezultati i dytë që parashikon përmbushjen me sukses së objektivit 1.2, të analizuar më lart, është që KLP, pas një proçesi analize, të rishikojë legjislacionin që rregullon veprimtarinë e saj, rregulloret e brendshme të saj dhe aktet e tjera me fuqi të përgjithshme dhe strukturën e KLP-së, që nënkupton organizimin e saj të brendshëm.
Së pari vlen të sillet në vëmendje se, në ndryshim nga funksionimi i gjyqësorit, sistemi i prokurorisë, parashikon një ndarje të kompetencave mes KLP-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ku KLP ka përgjegjësi vetëm nëgarantimin e pavarësisë, llogaridhënies, disiplinës, statusit dhe karrierës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, dhe jo në menaxhimin apo administrimin dhe buxhetin e zyrave të prokurorisë, përgjegjësi këto që i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, cdo analizë që lidhet me KLP-në në këtë punim, do të mbajë parasysh këtë ndarje të funksioneve, edhe pse për objektiva dhe masa të caktuara këto dy organe kontribuojnë njëherësh më mirëfunksionimin e sistemit të prokurorisë.
Për analogji me rezultatin e parashikuar në rastin e KLGj-së, edhe në rastin e KLP-së, rezultati nuk përmban synimin e analizës së legjislacionit, strukturës dhe akteve të saj, qëështë ajo cfarë shpreh objektivi dhe qëllimi i politikës: veprimi i KLP-së në përputhje me standardet evropiane, me profesionalizëm, efikasitet, transparencë dhe në kushtet e llogaridhënies. Në përfundim, cdo rishikim i strukturës, ligjit apo rregullave të brendshme, do të duhet të ketë si synim përmbushjen e këtyre parimeve, pra rezultati i dëshiruar do të duhet të ishte një strukturëdhe bazë ligjore/nënligjore që garanton kushtet që KLP të veprojë me profesionalizëm, efikasitet, transparencë.
Gjithashtu, edhe për KLP-në vlen i njëjti arsyetim lidhur me mundësinë reale të arritjes së këtij rezultati. Këtu mbajmë në konsideratë se, edhe në rastin e KLP-së, ngritja e vonuar e këtij institucioni[1], vështirësitë infrastrukturore, që e kanë bërë të vështirë punën me efikasitet[2], dhe fillimi vetëm në 2019 nga nxjerrja e akteve, disa prej të cilëve janë të fundit të vitit 2019[3], kanë prodhuar një situatë faktike që aktet që mund të vlerësohen kanë afërsisht dy vite që janë në veprim, kohë e shkurtër kjo për të bërë një analizë të plotë të efektshmërisë së tyre apo nevojës për përmirësim. Ky arsyetim është i njëjtë me analizën e bërë më sipër për rastin e KLGJ-së.
Konkluzion: Rezultati i parashikuar është në përputhje me objektivin, megjithatë, është e diskutueshme nëse ai do ti shërbejë Politikës 1. Kjo për arsye sepse, si rishikimi i ligjit që rregullon KLP-në, edhe rishikimi i akteve nënligjore të nxjerra nga ky organ, edhepse janë të mundshme për t’u realizuar, analiza që ato do të prodhojnë do të jetë e mangët. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me kohën e pamjaftueshme për të prodhuar një analizë të plotë mbi problemet që mund të ketë shkaktuar ligji apo aktet nënligjore në funksionimin e këtij organi si pjesë e organeve të sistemit të drejtësisë.
[1]KLP është krijuar me vendim nr. 1, datë 19.12.2018;
[2]KLP ka punuar në mungesë mjedisesh dhe ka pasur në dispozicion disa zyra pune, të lëshuara përkohësisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë, dhe vetëm në vitin 2020 u vendos në ambjente të përshtatshme pune në godinën Poli i Drejtësisë”, informacion i marrë nga Raporti vjetor 2019 i KLP, aksesuar nga: www.klp.al;
[3]Rregullore “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin në pozicion të kandidatëve për prokurorë, si dhe për zhvillimin e karrierës së prokurorëve”, miratuar me Vendimnr. 171, datë 27.09.2019, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;