Masa 1.3.3
“Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve të inspektorëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve specifike për pozicionet e punës”.
Masa 1.3.3 përbën hapin e mëtejshëm që lidhet me rritjen e kapaciteteve të inspektorëve/stafit. Është shumë e rëndësishme që stafi të njohë mirë dhe të kuptojë drejtë kuadrin ligjor, metodologjinë e inspektimit, teknikat e hetimit, etj. Kjo mund të arrihet nëpërmjet trajnimeve të dedikuara për aspekte të ndryshme të punës në varësi edhe të detyrës përkatëse (inspektime të menjëhershme në raste dyshimesh shkeljesh etiko-profesionale apo inspektimet tematike që duhen parashikuar kohë më parë). Gjatë vitit të parë të ekzistencës, ILD ka organizuar dhe ka përfituar nga donatorë të ndryshëm shumë trajnime të dedikuara për kuptimin e drejtë të katalogut të shkeljeve disiplinore, standarteve të GJEDNJ-së për procedurat disiplinore ndaj magjistratëve, etj. Me kalimin e kohës, numri i lartë i trajnimeve gjatë viteve të para të ekzistencës së institucionit, natyrshëm do të fillojë të ulet, pasi konsiderohet që stafi është trajnuar në nivel të kënaqshëm për të ushtruar detyrat. Në këtë aspekt rëndësi i duhet kushtuar trajnimeve vijuese mbi rritjen e performancës dhe eficencës, në përputhje me nevojat. Kjo masë përkon me Objektivin Specifik 1.5 “Rritja e njohurive dhe aftësive profesionale të inspektorëve dhe nëpunësve civilë, në mënyrë që secili prej tyre, në pozicionin përkatës, të përmbushë në mënyrë eficiente detyrat e tij funksionale” të Planit Strategjik të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë 2020 -2022. Ndërsa aktiviteti “Ngritje e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve specifike për pozicionet e punës”, shihet si një masë që ka afat të fundit 2021, ndërkohë që bashkëpunimi me ASPA, Shkollën e Magjistraturës dhe ekspertët e huaj për ofrimin e trajnimeve dhe konceptimi i termave të trajnimit shihen si aktivitete vijuese.
Në këtë aspekt mund të themi që ngritja e kapaciteteveështë drejt realizimit, ndërkohë që objektiv mund të jetë forcimi i mëtejshëm i kapaciteteteve nëpërmjet trajnimeve vazhduese lidhur me rritjen e performancës së stafit.
Konkluzion:Nisur nga sa më sipër, mund të jetë e nevojshme të riformulohet masa duke patur parasysh jetëgjatësinë e ILD-ë, dhe momentin e miratimit të SND II, pasi kjo mund të përbëjë një masë të përmbushur pjesërisht dhe që nuk ka relevancën që mund të mendohej që kishte, sidomos për pjesën e ngritjes së kapaciteteve. Për rrjedhojë, kjo masë mund të zëvendesohet me një masë më realiste që lidhet me trajnimet e vazhdueshme për forcimin dhe rritjen e mëtejshme të kapaciteteve. Për më tepër që synimi i SND II sipas hartuesve të saj është të mos dublojë masat e strategjive sektoriale[1].
[1]Shih SNDII, faqe