Masa 2.3.8
“Përgatitja dhe unifikimi i metodologjisë së re për trajnimimin e vazhdueshëm bazuar në rezultatet e analizës së përputhshmërisë”.
Kjo masë parashikon hartimin e një metodologjie të re për realizimin e sesioneve të trajnimit me synim unifikimin e saj dhe duke e përputhur me kërkesat e standardeve evropiane të trajnimit gjyqësor. Kjo është një kërkesë e domosdoshme në funksion të rritjes së cilësisë së trajnimeve e cila garanton që, së pari, ekspertët do të ndjekin të njëjtën linjë metodologjike në realizimin e aktiviteteve trajnuese. Kjo nuk përbën një kufizim të lirisë së tyre akademike, por përkundrazi, duke qenë se kjo metodologji e re do të kalojë“testin” e verifikimit të hartimit të saj në përputhje me standardet evropiane, ajo përbën një garanci më shumë për të pasur një uniformitet të qëndrueshëm në mënyrën sesi realizohen trajnimet. Së dyti, hartimi i një metodologjie të re, të përputhur me standardet evropiane, rrit jo vetëm cilësinë e trajnimit për pjesëmarrësit, por edhe për trajnerët, dhe duke pasur parasysh se trajnerët në Shkollën e Magjistraturës janë në masën 90 % gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, të të gjitha shkallëve të sistemit, atëherë, kjo metodologji ndikon drejtpërdrejtë edhe në nivelin e angazhimit të tyre, në qasjen cilësore ndaj trajnimeve dhe në aftësimin e tyre në këtë drejtim.
Konkluzion: Kjo masëështë në përputhje me Rezultatin 2.3.1 dhe Objektivin Specifik 2.3. Gjithashtu, është një masë e avancuar në krahasim me masat e parashikuara në SND I dhe ka ndikim të madh në forcimin e kapaciteteve të Shkollës në drejtim të ofrimit të trajnimit gjyqësor, përgjegjësi ekskluzive e saj, e parashikuar në ligj.