Masa 2.4.2
“Kryerja e vlerësimeve të qëndrueshme, të pavarura dhe gjithëpërfshirëse të gjykatave, për të matur performancën kundrejt standardeve të përcaktuara”
Matja e performancës së gjykatave në Republikën e Shqipërisë, si një ndërmarrje e parealizuar më parë, është domosdoshmëri. Kjo masë lidhet me të dy rezultatet e mësipërme 2.4.1 dhe 2.4.2. Në këtë aspekt, rëndësi të veçantë ka që në radhë të parë KLGJ të identifikojë komponentët e performancës së një sistemi gjyqësor cilësor që operon sipas standardeve të fushës (pra komponentë që lidhen me pavarësinë, eficencën, efikasitetin, transparencën, aksesin në drejtësi, llogaridhënien, etj), duke përcaktuar njëkohësisht mënyrën dhe metodologjinë e vlerësimit/matjes së tyre.
Vlerësimi i performancës do të ndihmonte KLGJ-në, por edhe vetë gjykatat, që së brendshmi të vlerësonin, kontrollin, buxhetonin, motivonin, promovonin, vlerësonin arritjet, si dhe tëpërmirësonin shërbimet që ‘ofron’ gjykata. Matja e performancës është mjet vetëkontrolli dhe përgjegjshmërie. Dhe që ky vlerësim të japë rezultate realiste duhet që të jetë i vazhdueshëm, i pavarur dhe të përfshijë tëgjithë komponentët e matshëm të performancës. Gjithashtu, për të qënë gjithpërfshirës duhet që vlerësimi të përfshijë të gjithë aktorët e sistemit (përfshirë këtuqytetarët, avokatët, etj.).
Nisur nga sa më sipër, përfshirja e një mase të tillë është thelbësore për arritjen e Objektivit strategjik. Ajo qëështë e rëndësishme lidhur me këtë masëështë identifikimi i saktë i komponentëve që përbëjnë një sistem gjyqësor cilësor, metodologjia e vlerësimit, si dhe matja e tyre. Rezultati i kërkuar do të vijë vetëm nëse të dhënat e vlerësimeve të bëra analizohen dhe konkludojnë me masa që do të adresojnë problematikat e evidentuara si pengesë në arritjen e performancës.
Masa nuk krijon konfuzion me rezultatin për arritjen e një gjyqësori efikas dhe efektiv që operon sipas standardeve. Por, për të qenë e plotë dhe në përputhje me Rezultatin duhet tëshoqërohet me të gjitha sa u përmendën më sipër (identifikimin e komponentëve/treguesve të performancës, metodologjinë e matjes së tyre, analizimin dhe nxjerrjen e rezultateve/problematikave, si dhe adresimin e tyre me masat e duhura). Vetëm në këtë mënyrë vlerësimi do të ishte i plotë dhe masa do të ishte realiste e do të sillte rezultatin e kërkuar në përputhje me Objektivin 2.4. Pra kjo masë e vetme nuk jep rezultatin e kërkuar. Përveç sa më sipër, kjo masë duhet të shoqërohet me një masë, e cila do të ketë në fokus evidentimin dhe adresimin e problematikave të evidentuara nga vlerësimet e performancës.
Konkluzion: Matja e performancës së gjykatave është thelbësore. Dicka që nuk i nënshtrohet vlerësimit nuk mund të vlerësohet dhe nuk mund të përmirësohet, pasi nuk dihen mangësitë e sistemit dhe se ku duhet të ndërhyhet. Megjithatë, për të qenë realiste dhe të sjellë rezultatin e pritshëm duhet të identifikohen të gjithë hapat proceduralë që mundësojnë aplikimin e saj (identifikimin e komponentëve/treguesve të performancës, metodologjinë e matjes së tyre, analizimin e të dhënave dhe nxjerrjen e problematikave, adresimin e tyre, si dhe institucionin përgjegjës për këto procese). Këto të fundit mund të hartohen si elementë përbërës brenda kësaj mase sa kohë i shërbejnë një procesi të vetëm, pavarësisht kompleksitetit të tij.