Masa 2.4.8
“Krijimi i infrastrukturës për të ngritur një njësi për pritje të publikut pranë ILD-së”.
Kjo masë është hartuar në funksion të realizimit të rezultateve që kanë të bëjnë me krijimin e një zyre për informimin e publikut pranë ILD-së. Kjo masë përmban elementë që pothuajse çdo institucion i sistemit të drejtësisë i ka në strukturën e vet, pasi kanë të bëjnë me ushtrimin e mirëfilltë të kompetencave që ligji u ka dhënë.
Masa nuk vjen në koherencë me Objektivin 2.4. Një masë e tillë më tepër i shërben transparencës së ILD-së dhe aksesit të qytetarëve tek ky institucion, me qëllim bashkëpunimin e tyre në funksion të rritjes së llogaridhënies së gjyqësorit.
Së dyti, masa lidhet ngushtësisht me konsolidimin e institucionit. Ajo është parashikuar si e tillë në vetë Planin Strategjik për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë 2020-2022, si aktivitet për realizimin e Objektivit Strategjik 4:Rritja e transparencës dhe aksesit të publikut në veprimtarinë e Zyrës së Inspektorit të lartë të Drejtësisë, me afat realizimi muajin mars 2021. Në këtë aspekt, mendojmë se masa nuk është aktuale apo realiste.
Konkluzion: Masa nuk i përgjigjet Objektivit 2.4. Ajo nuk është e nevoshme për t’u përfshirë në nivelin e Strategjisë Ndërsektoriale (pra Strategjisë ombrellë), sa kohë gjendet me afat të shkurtër (mars 2021) në strategjinë e vetë institucionit.