Masa 2.4.9
“Ngritja e kapaciteteve të ILD për ofrimin e ndihmës/këshillime me publikun për plotësimin e formularit të ankesave”.
Kjo masë duket sikur plotëson Masën 2.4.8 pasi ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të ILD-së për ofrimin e shërbimeve për publikun me qëllim qasjen e këtij të fundit për sinjalizimin e shkeljeve disipinore nga ana e gjyqtarëve. Ofrimi i asistencës për plotësimin e formularit ndihmon në suksesin e një procedimi disiplinor dhe në rritjen e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre, për sjelljet/veprimet/mosveprimet që mund të përbëjnë shkelje, si dhe mënyrën se si t’i parashtrojnë ato në mënyrë bindëse.
Megjithatë, ashtu sic ushprehëm edhe për masën e mësipërme, dy masat së bashku (Masa 2.4.9 dhe 2.4.8), lidhen me fuqizimin kapaciteteve të institucionit të ILD-së nëfunksion tëllogaridhëniessë gjyqësorit, duke rritur gjithashtu transparencën dhe aksesin e publikut në këtë institucion. Në këtë aspekt mendojmë se kjo masë nuk i përgjigjet Objektivit 2.4. që ka në fokus gjyqësorin dhe jo institucionet e qeverisjes së tij.
Gjithashtu, kjo masëështë përfshirë nëPlanin Strategjik tëvetë ILD-së në kuadër tëObjektivit Specifik 4.1: Rritja e aksesit të publikut përmes komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët.”, ku ofrimi i trajnimeve për personat përgjegjës për pritjen me publikun shihet si një masëme afat realizimi fundin e vitit 2020. Për këtë arsye mendojmë se masa nuk është në koherencë me parashikimet e vetë ILD-së.
Konkluzion: Masa nuk i përgjigjet Objektivit 2.4 sepse nuk ka në fokus gjyqësorin por institucionet e qeverisjes së tij. Gjithashtu masa duhet të jetë në koherencë me parashikimet e Planit të Veprimit të ILD-së. Kjo masë, e shoqëruar edhe me masa të tjera, mund të qëndronte në Strategji, nëse Objektivi 2.4 do të shtonte si synim dhe llogaridhënien e gjyqësorit.