Rezultati 2.5.1
“Sistemi i ndihmës juridike parësore dhe dytësore ka funksionalitet të plotë dhe siguron akses të barabartë në drejtësi për qytetarët në të gjithë vendin (burimet njerëzore, zyrat e ndihmës juridike parësore, avokatët ofrues të ndihmës juridike dytësore; mjetet e duhura, aftësia teknike, etj.)”
Ky rezultat lidhet me dy aspekte: së pari, mefunksionalitetin e sistemit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore, dhe, së dyti, me aplikimin e këtij sistemi në të gjithë vendin, pa baza diskriminuese, në përputhje me kategoritë që përfitojnë prej saj. Sa i takon pjesës së vendosur në kllapa dhe që lidhet me aktivitetet që duhet të përmbushen për të rritur kapacitetet e ndihmës juridike, sugjerojmë që ose të përfshihen si pjesë e Rezultatit (konsolidim i burimeve dhe infrastruktrës) ose të shmangen dhe formulohen si masa.
Rezultati 2.5.1 është në përputhje me Objektivin 2.5. Siç e sqaruam edhe më sipër në kuadër të Objektivit 2.4, një nga mënyrat e arritjes së aksesit në drejtësi është funksionimi efektiv i ndihmës juridike falas. Ndërkohë që kuadri ligjor për ndihmën juridike është plotësuar, sfidë mbetet zbatimi i tij në të gjithë territorin, aplikimi në mënyrë të barabartë, rritja e kapaciteteve tëNdihmës Juridike Falas (NJF) dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Ky rezultat vlerësohet si realist dhe i domosdoshëm.
Ky rezultat është në linjë vazhdimësie me parashikimet e SND I: Objektivi 3: Përmirësimi i operimit të sistemit gjyqësor duke forcuar efikasistetin, transparencën dhe aksesueshmërinë e tij në përputhje me standardet evropiane; Aktiviteti 3.03:Krijimi i një sistemi të drejtë dhe funksional të ndihmës falas për individët dhe grupet në nevojë.
Masat në përmbushje të këtij Rezultati (2.5.1 -2.5.9) vlerësohen si të plota dhe të formuluara qartë.
Ky rezultat ka për indikatorë“% e aplikimeve të pranuara për të marrë ndihmë juridike paresore falas” si dhe “% e aplikimeve të pranuara për të marrë ndihmë juridike dytësore falas”. Sa më i madh numri i personave që përfitojnë nga ndihma juridike, aq më funksional është sistemi e për pasojë aksesi në drejtësi i shtresave vulnerabël. Një indikator tjetër që tregon për mat ndikimin e ndihmës në aksesin ne drejtësi ështëdhe indikatori “% e buxhetit të shtetit akorduar NJF.”
Konkluzion: Ky rezultat lidhet me funksionalitetin e një prej sistemeve më të rëndësishme për aksesin në sistemin e drejtësisë, atë të ndihmës juridike. Ai është në përputhje me Objektivin 2.4, aktual dhe i domosdoshëm.