Masa 3.2.10
“Përgatitja e analizave të rregullta ndërinstitucionale mbi efiçencën e hetimeve ndaj pastrimit të parave, hartimi i raporteve të analizës mbi evidentimin e problematikave dhepërgatitja e paketës së rekomandimeve”.
Kjo masë kërkon që SPAK të realizojë analiza mbi eficiencën e hetimit të tij të rasteve të pastrimit të parave, raporte me qëllim evidentimin e problematikave të hasura dhe të japë rekomandime aty ku është e nevojshme. Për realizimin e kësaj mase, Plani i Veprimit të SND II ka përcaktuar SPAK si organ të vecantë dhe tërësisht të pavarur në realizimin e detyrave të tij. Megjithatë Masa kërkon që të përgatiten analiza të rregullta ndërinstitucionale.
Nuk është shumë e qartë se cilat organe të tjera do të kontribuojnë për këto analiza. Do të vlerësohej si më i përshtatshëm roli që mund të luajë Prokurori i Përgjithshëm, si rrjedhim i të drejtës së tij për të mbledhur informacion, për t’a përpunuar atë dhe për të raportuar cdo vit mbi gjendjen e kriminalitetit në vend, përfshirë këtu edhe veprat penale që janë kompetencë e SPAK. Gjithashtu, pjesë e këtyre analizave mund të jetë edhe KLP, e cila analizon raportet vjetore të SPAK.
Konkluzion:Kjo masëështë në përputhje me Rezultatin dhe ndihmon në cështje të llogaridhënies, përgjegjësisë dhe komunikimit me publikun. Megjithatë, edhe pse qëllimi i masës është shumë i vlerësueshëm pasi lidhet me mundësinë që SPAK të kontrollojë dhe përmirësojë vetveten, për të bërëtë mundur përmbushjen e saj është i nevojshëm një sqarim më i detajuar i veprimeve që mund të ndërmerren dhe organeve që mund të përfshihen në këtëproces. Kjo masë parashikohet të realizohet deri në përfundim të SND II, parashikim i cili është pozitiv, sepse lejon qartësimin në detyra më konkrete të kësaj mase dhe në bërjen efektive të saj.