Rezultati 3.2.3
“SPAK e krijuar dhe aktiviteti i tij i konsoliduar”.
Rezultatet dhe masat që lidhen me SPAK janë të mbartura nga SND I për shkak të mosrealizimit të tyre në kohën e parshikuar, si rrjedhojë e vonesës në ngritjen e SPAK dhe për shkak të rëndësisë së madhe dhe aktuale që paraqet funksionimi i SPAK në kapacitete të plota dhe të përmirësuara.
Këto janë arsyet pse Rezultati kërkon që SPAK të jetë krijuar dhe të ketë një aktivitet të konsoliduar. Krijimi i SPAK nuk duhet interpretuar në mënyrë literale, pasi është pranuar se SPAK funksionon prej dhjetorit të vitit 2019, por do të duhet të interpretohet si plotësim i të gjithë bazës ligjore dhe nënligjore për funksionimin e tij dhe plotësim i strukturës dhe organikës së këtij institucioni. Qëllimi i dytë i vendosur në këtë rezultat është konsolidimi i aktivitetit të SPAK, që lidhet me qëndrueshmërinë, vijimësinë normale të aktivitetit të tij dhe përmirësimin, nëpërmjet procesit të trajnimit, të kapaciteteve të tij.
Për përmbushjen e Rezultatit, plani i veprimit të SND II ka parashikuar tre masa, të cilat analizohen në vijim.
Konkluzion: Ky rezultat është në përputhje me Objektivin dhe Qëllimin e Politikës 3, i cili kërkon, në mënyrë të vecantë, eficencë dhe proaktivitet në cështjet që janë në kompetencën e SPAK. Këtë qëllim SPAK mund t‘a përmbushë vetëm në momentin që ofron qëndrueshmëri, vijimësi normale të aktivitetit të tij dhe përmirësimin, nëpërmjet procesit të trajnimit, të kapaciteteve të tij.