Masa 4.1.1
“Dizenjimi dhe ngritja e programit të digjitalizimit të institucioneve të drejtësisë”.
Masa e parë e renditur në kuadër të Objektivit 4.1 është dizenjimi dhe ngritja e një programi të digjitalizimit të institucioneve të drejtësisë. Kjo masëështë e përgjithshme dhe lidhet me digjitalizimin e gjithë institucioneve të drejtësisë. Kjo masëështë parakusht për ngritjen e bazës së të dhënave dhe pasjen e një sistemi funksional dhe të integruar të drejtësisë elektronike. Për këtë arsye masa është në përputhje me Rezultatin 4.1.2 dhe Objektivin Specifik 4.1. Në funksion të qartësimit sugjerojmë të specifikohet se kujt i referohen ‘institucionet e drejtësisë’, të cilat përfshijnë një sërë organesh.
Duke qenë se projektimi dhe ngritja janë procese që marrin kohë (nisur edhe nga kompleksiteti i një sistemi të ri që do të ngrihet për herë të parë), vlerësohet se kohëzgjatja e kësaj mase duhet të jetë në përpjestim të drejtë me masat e tjera vijuese, si dhe ato të parashikuara nga vetë institucionet e drejtësisë, apo AKSHI, i cili është përfshirë si një ndër institucionet pjesëmarrëse në realizimin e Objektivit 4.1. Masa është aktuale, por mbetet e paqartë sa është koha e nevojshme për dizenjimin dhe ngritjen e programit, si dhe autoriteti përgjegjës.
Konkluzion: Kjo masëështë në përputhje me rezultatin 4.1.2 dhe Objektivin 4.1 dhe vlerësohet realiste dhe e domosdoshme. Sugjerojmë të specifikohen institucionet e drejtësisë të cilave u referohet masa dhe tek të cilat do të gjejë shtrirje digjitalizimi, si dhe koha e nevojshme dhe autoriteti përgjegjës për dizenjimin dhe ngritjen e programit.