Masa 4.1.8
“Mirëmbajtja për sistemin e menaxhimit të cështjeve për gjykatat/PP/KLP/KLGJ/ILD”.
Masa 4.1.8 parashikon mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Kjo masëështë në vijim logjik të masës 4.1.2. Aplikimi i programit të sistemit duhet të shoqërohet me mirëmbajtjen e tij. Mirëmbajtja është kusht për funksionalitetin afatgjatë të sistemit e për pasojë masa 4.1.8 është në përputhje me Rezultatin 4.1.1,
Sa kohë mirëmbajtja e sistemit menaxhimit të cështjeve është domosdoshmëri, ajo vlerësohet si masë realiste.
Kjo masë duhet të rishikohet në raport me masën 4.1.13 “Investime dhe mirëmbajtje për sistemin e menaxhimit të çështjeve, pajijset dhe software respektive për gjykatat/PP/KLP/KLGJ/ILD”, pasi ka mbivendosje. Sa kohë që dhe kjo e fundit përfshin “mirëmbajtje për sistemin e menaxhimit të çështjeve” nuk del i qartë dallimi apo fokusi i secilës masë.
Konkluzion: Masa është e formuluar qartë. Ajo është në përputhje me rezultatin 4.1.1, dhe Objektivin Strategjik 4.1, si dhe vlerësohet realiste. Sugjerojmë që kjo masë të rishikohet në raport me masën 4.1.13 për të mos krijuar mbivendosje.