Rezultati 4.1.2
“Baza e të dhënave gjyqësore e ngritur, e cila mund të shërbejë për statistika dhe të dhëna në kohë reale bazuar në konceptin e përdorimit të një klasifikuesi të unifikuar për çështjet zinxhir të institucioneve të drejtësisë”.
Ky rezultat nënkupton krijimin e bazës të të dhënave për sistemin gjyqësor. Kjo mundëson, së pari mundësinë e pasjes dhe aksesimit në kohë reale të statistikave dhe të dhënave të tjera tjera, dhe së dyti, krijimin e një sistemi unik për të dhëna që përfshijnë disa institucione. Ky rezultat është në koherencë me Objektivin Strategjik 4.1, i cili në kuadër të sistemit elektronik të integruar kërkon dhe ngritjen e bazës së të dhënave.
Të dhënat e CEPEJ[1]tregojnë se Shqipëria së bashku me vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë nivelin më të ulët të përdorimit të sistemeve elektronike të komunikimit midis gjykatavedhe prokurorëve dhe avokatëve. Gjenerimi i të dhënave statistikore të performancës është në proces për t’u përmirësuar. KLGJ aktualisht ka miratuar Vendimin “Për Mbajtjen dhe plotësimin e tabelave me të dhëna statistikore për efekt të matjes dhe monitorimit të produktivitetit dhe efiçencës së gjykatave”[2] dhe e rëndësishme në këtë faze është të ketë një bazë të dhënash ku mund të gjenden këto statistika. Në këtë aspekt, masa është realiste dhe në koherencë me gjendjen aktuale.Rezultati mund të rishikohet në formulim, pasi fjalia është e gjatë, dhe gjuha e përdorur nuk e nxjerr të qartë për lexuesin kuptimin e tij. Gjithashtu nuk identifikohet saktë se çfarë informacioni do të gjendet në bazën e të dhënave. Përmenden statistika, por pa specifikuar në lidhje me çfarë do tëjenë këtostatistika, si dhe është e paqartë se çfarë nënkuptojnë “të dhënat e tjera”. Sqarimi i tyre do të mundësonte matjen e këtij rezultati. Nga ana tjetër do të linte të kuptohej qartë dhe cilat çështje/ të dhëna kërkojnë apo ndërthurin informacion nga disa institucione të drejtësisë (që edhe në këtë rast nuk kuptohet se kujt i referohen). Për matjen e këtij Rezultati nuk janë identifikuar indikatorët. Një indikator që mat arritjen e plotë të këtij rezultati mund të jetë“% e statistikave/informacioneve të hedhur në bazën e të dhënave në vijimësi, në raport me tërësinë e të dhënave që duhet të përfshijë baza e të dhënave” apo “% eorganizatave të shoqërisë civile/studiuesve të së drejtësqë mendojnë se baza e të dhënave jep rezultat mbi performancën e sistemit të drejtësisë”.
Konkluzion: Ky rezultat është në përputhje me Objektivin 4.1 dhe vlerësohet realist dhe i domosdoshëm. Sugjerojmë të rishikohet gjuha e përdorur në funksion të qartësimit të të dhënave apo informacioneve që përmban baza e të dhënave. Për matjen e këtij rezultati sugjerojmësi indikatore “% e statistikave/informacioneve të hedhur në bazën e të dhënave në vijimësi, në raport me tërësinë e të dhënave që duhet të përfshijë baza e të dhënave” apo “% e organizatave të shoqërisë civile/studiuesve të së drejtësqë mendojnë se baza e të dhënave jep rezultat mbi performancën e sistemit të drejtësisë.
[1]Shih për më tepër https://www.coe.int/en/web/cepej/documentation/cepej-studies
[2]Shih për më tepër http://klgj.al/njoftim-per-shtyp-date-11-shkurt-2021-2/