Masa 4.4.8
“Përgatitja e kapaciteteve të MD-së dhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë (KLGJ,KLP, ILD, PP, SHM) për të përgatitur dhe menaxhuar fondet IPA III”.
Masa është e nevojshme për t’u ndërmarrë lidhen me përgatitjen e kapaciteteve të MD KLGJ,KLP, ILD, PP, SHM për të menaxhuar fonde të IPA III. IPA III është një mekanizëm /instrument i para-anëtarësimit në BE. Ky instrument ka veçoritë e veta për të cilat institucionet si ILD, KLGJ, KLP, PP dhe SHM duhet të kenë njohuritë e duhura. Për pasojë masa është aktuale. Dhe shihet si e nevojshme në arritjen e Rezultatit 4.4.4. si dhe në përmbushjen e Objektivit 4.4.
Konkluzion: Kjo masë është në harmoni me rezultatin 4.4.4. Në të njëjtën kohë kjo është një masë realiste, pasi kapacitetet në institucionet e sistemit të drejtësisë mund (dhe duhet) të zhvillohen në vitet e ardhshme. Ky është një proces që është kryer edhe në vende të tjera përpara anëtarësimit të tyre në BE (si Kroacia, etj.). Kapacitetet mund të përgatiten nëpërmjet trajnimeve të dedikuara për këtë çështje.