Hyrje
Analiza e Planit të Masave të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025 është realizuar në kuadër të projektit “Me Sytë nga Drejtësia”, financuar nga programi MATRA i Ambasadës Hollandeze në Shqipëri dhe zbatuar nga Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL). Projekti përfshin periudhën 2020-2022, periudhë gjatë së cilës u hartua Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2021-2025 (SND II) dhe fillon zbatimi i saj pesë-vjeçar.
SND II është vazhdim i SND I dhe zhvillohet e i përgjigjet nevojave të reformës në drejtësi, e konsideruar tashmë nga të gjithë aktorët kombëtarë e ndërkombëtarë si reforma më e rëndësishme aktualisht në Shqipëri. Ecuria dhe rezultatet e kësaj reforme kushtëzojnë në një masë të konsiderueshme procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. E udhëhequr dhe koordinuar nga Ministria e Drejtësisë dhe e mbështetur nga programi Euralius i BE-së, Strategjia Ndër-sektoriale e Drejtësisë 2021-2025, është fryt i një bashkëpunimi mes gjithë institucioneve aktuale të sistemit të drejtësisë, si dhe i një procesi konsultimi me aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë e anatarë të shoqërisë civile shqiptare. Ky dokument strategjik bëhet i zbatueshëm në mënyrë më konkrete përmes një Plani Veprimi të integruar dhe një baterie indikatorësh që do të mundësojnë monitorimin e vlerësimin e zbatimit të tij.

Disclaimer
Përmbajtja e ketij studimit, analiza dhe diskutimet tij janë përgjegjësi e IPLS. Nuk duhet të konsiderohen si pasqyrim dhe pikëpamje e Mbretërisë së Holandës

Analiza
Shkarkoni Analizen e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025 në format PDF

Kontaktoni
Tel/Fax: +355 4 2267009
E-Mail: info@ipls.org
Sheshi. "Skenderbej " Pallati Kultures (QTZHK), kati II, Nr.9, Tirana, Albania.