Masa 1.2.10
““Përgatitja e përgjigjes mbi analizën e rishikimit të ligjit mbi statusin dhe strukturën qeverisëse të ILD ( draft-propozimet)”
Për sa i takon kësaj mase, duke qenë se ka lidhje të natyrshme me masën 1.2.9, i referohemi analizës së mësipërme.
Gjithsesi, që kjo masë të jetësohet, vlerësohet e nevojshme edhe përfshirja e institucioneve të tjera në fazën e analizës mbi veprimtarinë e ILD-së; për më tepër që ILD është e kufizuar në hapësirën për propozime ligjore, pasi ndryshimet ligjore ose mund të vijnë si iniciativë ligjore e MD-së, ose si propozim deputetësh, bazuar në sugjerime konkrete të paraqitura nga vetë ILD në Kuvend. Procedura të tilla parlamentare hasen shpesh në Kuvend. Në të gjitha rastet ndryshimet e propozuara nga vetë ILD do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit publik me institucione të tjera të drejtësisë, ekzekutivin, shoqërinë civile, partnerë, etj., sipas rastit. Më tej, miratimi tyre bëhet me 3/5 të deputetëve të Kuvendit.
Konkluzion: Realizimi i masës (për sa i përket ndryshimeve ligjore) varet nga një sërë faktorësh (teknikë dhe vullnet politik), duke përfshirë arritjen e një shumice parlamentare të nevojshme pasi ndryshimi në Ligjin nr.115/2016 mund të bëhet vetëm me shumicën prej 3/5 e deputëteve të Kuvendit të Shqipërisë. Për rrjedhojë kjo masë nuk mund të jetë ekskluzivisht përgjegjësi e ILD-së.