Masa 1.2.12

Masa 1.2.12

“Përgatitja e një plani operacional të ILD për trajtimin e ankesave të prapambetura”

Masa tjetër që parashikohet i referohet hartimit të një plani operacional të ILD-së për trajtimin e ankesave të prapambetura. Kjo masë lidhet me atë që ishte parashikuar në SND I si target në Pasaportën e Indikatorëve. Duke qenë se ILD është krijuar në vitin e fundit të SND I, natyrshëm që kjo masë mbeti e parealizuar dhe është përfshirë në listën e masave për SND II. Metodologjia që do të përdoret për trajtimin e ‘backlog’ merr një rëndësi të veçantë që mund të ndërlidhet edhe me masat 1.2.9. si dhe 1.2.10. Ndërlidhja me këto masa mund të krijojë mbivendosje dhe konfuzion në zbatimin e Strategjisë, prandaj riformulimi me qëllim saktësimin mund të jetë një hap i nevojshëm.

Konkluzion:Sugjerohet rivlerësimi i kësaj mase dhe harmonizimi me masat 1.2.9 dhe 1.2.10 në mënyrë që të mos krijohet mbivendosje dhe konfuzion në zbatimin e Strategjisë.