Masa 2.3.14

Masa 2.3.14

Përgatitja dhe miratimi i metodologjisë së studimeve dhe botimeve të SHM në përputhje me standardet evropiane”.

Kjo masë parashikon realizimin e hapit të parë në drejtim të funksionimit të strukturës që do të realizojë studimin dhe kërkimin në Shkollë me qëllim botimin e materialeve shkencore në fusha të ndryshme të së drejtës. Konkretisht Shkolla e Magjistraturës duhet të hartojë një metodologji që do të ndiqet nga vet ajo dhe nga çdo grup pune, të cilit do t‘i ngarkohet studimi i një instituti/çështje të së drejtës. Kërkesa që parashikon kjo që kjo metodologji të hartohet në përputhje me standardet evropiane.

Megjithatë duket se vetëm hartimi i metodologjisë nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur Rezultatin dhe nuk i jep zhvillim as vetë kësaj mase.

Duke qenë se përmbushja e Rezultatit lidhet edhe me cështje të organizimit të kapaciteve organizative njerëzore dhe të infrastrukturës e logjistikës, metodologjia do të ishte e dyta në radhë si orientuese e punës së strukturës së ngritur për këtë qëllim. Kjo është e nevojshme për shkak të faktit se jemi përballë një detyre të re që synohet të sjellë një transformim gradual në mënyrën sesi operon deri më sot Sektori i Publikimeve në Shkollë. Pra, kjo masë, në mënyrë që të konsiderohet e plotë, do të duhet të parashikojë edhe forcimin e kapaciteteve organizative, burimeve njerëzore të institucionit dhe rritjen e kapaciteteve infrastrukturore e logjistike që do të duhet të vendosen në dispozicion për realizimin e kësaj veprimtarie.

Konkluzion: Kjo masëështë në përputhje me Rezultatin dhe plotëson një pjesë të tij, atë të aspektit metodologjik që do të duhet të ndiqet nga struktura e ngritur për qëllime të analizës dhe publikimit. Përmbushja e Rezultatit lidhet edhe me cështje të organizimit të kapaciteve organizative njerëzore dhe të infrastrukturës e logjistikës. Metodologjia do të ishte e dyta në radhë si orientuese e punës së strukturës së ngritur për këtë qëllim. Sa i përket aspektit metodologjik, afati i vendosur, viti 2022, duket realist dhe i mundshëm për t‘u realizuar.