Rezultati 4.4.4

Rezultati 4.4.4

“Kapacitetet e MD dhe institucioneve sektoriale për të menaxhuar Instrumentin e ri të Para Anëtarësimit dhe modalitetet e tjera të mbështetjes së BE-së janë zhvilluar në mënyrën e duhur dhe sektori i drejtësisë merr mbështetje të konsiderueshme financiare nga këto fonde.”

Me qëllim përthithjen e fondeve me vlerë të lartë, të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë duhet të jenë në “lartësinë e duhur‘ për sa i takon kapaciteteve që kanë. Për të qenë në lartësinë e duhur duhet të përmbushen disa parakushte. Një parakusht lidhet me nivelin profesional të burimeve njerëzore që duhet të kenë mjaftueshmërisht njohuri, si dhe nivelin e duhur të trajnimit. Kjo vihet re në disa ministri, si ajo për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financës që kanë patur qëndrueshmëri për sa i takon burimeve njerëzore, ndërkohë  qëpër Ministrinë e Drejtësisë, e cila nuk ka ka patur qëndrueshmëri në burimet njerëzore, ngritja e kapaciteve profesionale është mëse e domosdoshme. Një tjetër parakusht lidhet me ekzistencën e strukturave të specializuara brenda institucioneveve, si dhe me nivelin e ndërgjegjësimit të punonjësve të tyre në lidhje me rëndësinë e këtij rezultati.

Për sa më lart, ky rezultat është në përputhje me Objektivin 4.4.

SND II nuk parashikon indikator për matjen e këtij rezultati. Ndërkohë, si indikator mund të shërbejë“% e fondeve të përthithura nga BE”.

Konkluzion: Ky është rezultat shumë i rëndësishëm pasi lidhet me pasjen e kapaciteteve të duhura njerëzore dhe institucionale për të përthithur sa më tepër fonde nga ana e të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe për t’i menaxhuar ato me efikasitet. Sugjerojmë të përfshihet si indikator “% e fondeve të përthithura nga BE”.