Masa 3.2.11

Masa 3.2.11

Konsolidimi i burimeve njerëzore për funksionimin e plotë të SPAK (5 + kapacitete administrative)”.

U përmend edhe më sipër gjatë analizës që konsolidimi i burimeve njerëzore të SPAK është ndër komponentët kryesorë bazë të zhvillimit të aktivitetit të tij dhe thelbësor në suksesin e veprimtarisë së tij. Konsolidimi i burimeve njerëzore për një institucion të ri si SPAK dhe, cfarëështë më e rëndësishme, për një ndër institucionet kyç të reformës në sistemin e drejtësisë, e bën këtë masë të jetë emergjente në zbatimin e saj.

Edhe pse për këtë masëështë vendosur SPAK si institucioni përgjegjës për zbatimin e saj, ligji parashikon se procesi i rekrutimit të anëtarëve të SPAK është përgjegjësi e KLP-së. SPAK nga ana tjetër është tërësisht kompetent për kapacitetet administrative, procesin e planifikimit dhe buxhetin.

Konkluzion: Kjo është një masë relevante dhe në përputhje me Rezultatin dhe Objektivin 3.2 por duhet të parashikojë si organ zbatues të saj edhe KLP-në.